Organizata ”Boy-scouts” (gjurmuesit) u krijua në Angli në vitin 1907 nga ish gjenerali Robert Baden, si një shoqatë për fëmijët e të rinjtë. Shoqata kishte si qëllim t’u njihte anëtarëve të saj natyrën e vendit ku jetonin.

Shëtitja në natyrë konsiderohej si një mjet efikas për formimin fizik të rinisë. Në betimin e gjurmuesve thuhej: ”]ap besën me dashtë atdhenë, me i shërbye fisnikërisht e ma ba për ditë ka nji t’mirë”. Mendohej se skautisti do të ishte simboli i qytetarit të ardhshëm.

Trupi i parë i bojskautëve u organizua në vitin 1920 nga Mis Williams në shkollën Vorfnore të Tironës. Revistat amerikane të kohës botuan menjëherë fotografitë e gjurmuesve shqiptarë. Grupe gjurmuesish u organizuan shumë shpejt në Pogradec e në Korçë.

Në vitin 1920 Avni Zajmi përgatiti dhe dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm pranë Organizatës Botërore të Gjurmuesisë dhe organeve shtetërore shqiptare për regjistrimin e grupit të tij. Kjo solli njohjen zyrtare të shoqatës me emërtimin ”Gjurmësia Shqiptare-Albanian Boy-scouts”. Organizata Botërore e Gjurmuesve dërgoi në Tironë uniformat, çadrat dhe pajimet e tjera për kamping.

Në krijimin dhe funksionimin e shoqatës kontribuuan: Ali Cungu, Ymer Shara, Avni Fortuzi etj. Ndër anëtarët e nderit ishin: Mit’hat Frashëri, Rauf Fico, Faik Toptani, Guliem Luka, Ali Erebara, Mati Logoreci, Sadi Pejani, Eqrem Stërmasi etj. Pasi piketoi terrenin përreth Tironës, Avni Zajmi përcaktoi vendet ku mund të shkohej me gjurmuesit e vegjël. Në programet mësimore të shkollave u përfshinë piknikë dhe marshime të organizuara.

Në vitin 1922 Ministria e Arsimit urdhëronte inspektorët në rrethe të krijonin pranë shkollave grupet e bojskautëve. Ndër grupet e parë të bojskautëve ishin alo lë krijuar në Pogradec më lll22 dhe në Shkodër, në shkollën e Parrucës në fillim të vitit 1923.

Më 14 korrik të vitit 1926 gjurmuesit e shkollës Teknike dhe të Strehës Vorfnore kryen një marshim 35 ditor nëpër Shqipërinë e Jugut, në itinerarin Tiranë-Qafë Krrabë-Elbasan-Prrenjas-Pogradec-Shën Naum-Korçë-Kolonjë-Leskovik- Postenan-Përmet-Këlcyrë-Tepelenë-Gjirokastër-Delvinë-Sarandë-Vlorë-Himarë- Dhërmi-Vlorë-Pojan-Fier-Lushnjë-Kavajë-Tironë.

Më 15 korrik 1927 gjurmuesit bënë një marshim në Shqipërinë e Mesme , në itinerarin Tironë-Pezë-Peqin-Belsh-Berat-Mali i Tomorrit-Berat-Ballsh-Pojan-Lushnjë-Kavajë-Durrës-Tironë.

Po këtë vit sporti i skautizmit ishte përhapur tashmë në qytetet kryesore të Shqipërisë. Kjo tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të organizmave drejtuese të skautizmit në rang botëror. Në qershor të vitit 1927 Shqipërinë e vizitoi kryegjurmuesi botëror Arthur Gaddun. Ai dërgoi në Londër dy nxënës shqiptarë për t’u trajnuar në sportin e skautizmit.

Në muajin maj të vitit 1928 u mbajt në Tironë Kongresi i Parë i Gjurmuesve Shqiptarë. Tre muaj më vonë, më 10 gusht 1928, gjurmuesit u nisën në itinerarin Tironë-Prezë-Ishëm-Mamurras-Krujë-Selitë e Malit-Bizë-Dajt-Petrelë-Tironë.
Ndër gjurmuesit e vegjël u shquan Mihal Popi, Shefqet Ndroqi, Isuf Dashi, Selman Stërmasi, ]usuf Kaba, Osman Toptani etj.

Me shpenzimet e Avni Zajmit u botuan dy numrat e revistës “ Gjurmësia Shqiptare-Albanian Boy-scouts” në vitet 1926 dhe 1927.

Avni Zajmi

Lindi në Vuçiternë (sot Vushtrri) më 8 gusht 1888 dhe vdiq në Tironë në vitin 1989. Përfundoi në vendlindje shkollën fillore ruzhdije, vijoi gjimnazin në Shkup dhe më vonë Akademinë Ushtarake të Stambollit. Ndoqi studimet në Fakultetin e Letërsi-Pedagogjisë në Dizhon (Francë). Gjatë periudhës së studimeve në Francë u përfshi në aktivitetet e boy-skautistëve.

Në vitin 1920 u kthye në Shqipëri dhe u caktua drejtor i Strehës Vorfnore. Kontribuoi për organizmin e sportit të alpinizmit, volejbollit, basketbollit, hendbollit, notit, regbisë etj. Është dekoruar me disa urdhra e medalje të rëndësishme. Komiteti Olimpik Botëror e ka nderuar në vitin 1996 me dekoratën e “100 Vjetorit të Lojërave Olimpike”.

Artikull o mor pri librit: Sporti Shqiptar 1900-1946 me autor Ilir DOJKA