Na ishte njehere nje Tirane …qe nuk eshte me
Te pershendes me mall, respekt e dashuri Qyteti ku u linda, ku kalova femijerine naive e te pa djallezuar si te cdo femije tjeter, adoleshencen e mbushur me capkenlleqet e saja te moshes, rinine gazmore e hokatare si dhe pjekurine e nje kryefamiljari qe krijoi familjen e tij ..aty ku u rrit, u dashurua, u martua e u be Burre e Baba ,,,Aty ku degjoi te paren qarje te femijeve te tij por dhe qeshjen e tyre qe e lumturoi pa fund. Te ulem ne gjunje Qyteti im per gjithcka me dhe e per te cilat me bere krenar. Nuk marr persiper te beje rolin e Urbanistit, te etimiologut, arkitektit, arkeologut e historiografit por do flas me ty, miqte e bashkeqytetaret e mij sic flet Biri me Nenen ..


Na rrite e na burrerove ndaj te jemi borxhli gjithe jeten Tirana jone e shtrenjte. A e di kush te ka share e te shan? Ata qe kurre nuk e kuptuan as vete se si erdhen e pse jetuan ne kete qytet. Ata qe erdhen dhunshem e si barbare me pushke, kazma e sopata nder duar e tu versulen si cakejt – prehes. Ata qe zbriten nga guri e te mbushen me beton. Ata qe hodhen ne ere me dinamit kultet e tua njerezore fetare, qe shemben monumentet e tua historiko – kulturore te qyteterimit e civilizimit e qe prape se prape kurre nuk pranuan te jetojne tjetekund vec se ne Tirane. Eshte pikerisht kjo kategori e madhe mosmirenjohesish qe dje te shemben Bar – Kursalin, te rrafshuan nje nga godinat me te vecanta ne mes te qytetit per ti leshuar vend nje karabinaje te larte betoni, te shkaterruan e te zhduken Pazarin e vjeter tradicional tendin e te prishen e shkretuan sa e ku munden gjoja ne emer te se rese, te se nesermes, modernes e urbanistikes bashkekohore. Me gjeni nje tjeter Kryeqytet ne bote ku barbaria njerezore te kete qene kaq e pa meshireshme ndaj historise e tradites se nje qyteti, ndaj kultures qyteterimit e civilizimit te tij.


C’nuk u be e nuk po behet nisur qe nga ai 17 Nentor i kuq i 1944 i hyrjes ”triumfuese ” te komunisteve mbi trupin tend e gjymtyret e tua Qyteti im…e ti prape jeton e vazhdon te jetosh edhe pas reprezaljeve cnjerezore te ardhacakeve te post 90…ne emer gjoja te levizjes se lire te njerezve. Te atyre qe te mbipopulluan marrezisht per qellimet e tyre te mbrapshta politike ,,,Te atyre qe te vune pronar nga ana e anes ne oborret e shtepive te qytetareve te tu autoktone e vendalinj den baba den…Te bene lemsh e ta hengren shpirtin Tirana ime …kryesisht jabanxhinjte e pa kulturuar, te pa sjellshem, sherrxhinje e mosmirenjohes pa limit…ata qe te erdhen e te bene te fortin ne mes te dites me diell.,,,duke te zene diellin e te ngrysur qiellin. Por natyrisht jo te gjithe llojet e jabanxhinjve, pasi keta te pas 90 ishin e mbeten krejtesisht te vecante ne jeten e historine tende qyteti im i shtrenjte… .Vendin e qytetit – oaz te qetesise, miresise, njerzillikut, bujarise, miresjelljes, zemergjeresise e zuri Xhungla..e Harbuteria.


E themeluar me 1614 nga Sulejman Pasha me origjine nga Mulleti, qyteti celi portat per tre ndertimet e tij te para. Nje Xhami, nje Hamam e nje Furre Buke. Shikoni se sa simbolike jane tre objektet e tij te para…Dokumentat zyrtare te kohes flasin per ate se Tirana e asaj periudhe numeronte nga 5 – 15 mije banore, pasi qyteti rritej natyrshem cdo vit..Viti i triumfit komunist e gjeti me diku rreth 60.000 banore…dhe periudha e fund-komunizmit me 250.000 banore, per te mberritur sot si Metropoli i vetem i vendit me gati 1 milion banore rezidente te saj..


Me 8 Shkurt 1920 Kongresi i Lushnjes e shpalli Kryeqytet te Perkohshem te Shqiperise dhe vetem me 31 Dhjetor te 1925 Tirana do te zyrtarizohej si Kryeqyteti i Republikes se Shqiperise. Pra nje histori 401 vjecare si qytet e 90 vjecare si Kryeqytet qe gjithesesi meritojne vemendjen e respektin e vecante te gjithe atyre brezave qe linden u rriten, jetuan e shkuan ne ate bote po nga ky Qytet.


Ne fillim vitet 1930 Mbreti Zog me plane e pikepamje te qarta e bashkekohore nisi te vere ne jete projektin e qeverise se tij permes bashkepunimit me Italine fqinje e shquar ne fushen e ndertimtarise qytetare, vlerave kulturore e urbanistikes contemporane. Krijimi e ndertimi i sheshit qendror te qytetit u harmonizua ne menyre perfekte me ndertimet perrreth tij e me rruget e trotuaret e gjera e te bolleshme per kohen, me nje kompleks arkitekturor ne fund te bulevardit per tu patur zili e mbi te gjitha me parqe e gjelberim te mrekullueshem, me banjo publike e kinema model e lokale familjare e argetuese. Tirana nisi te marre pak nga pak pamjen e konturet e nje Kryeqyteti europian edhe pse prapambetja nga vinte vendi ishte teper e dukeshme e hendek madhe ne raport me cilindo shtet fqinj perrreth tij. Rruget e projektuara qe ne ate kohe si Rruga e Elbasanit, e Dibres, e Durresit , e Kavajes e Shkodres , Bulevardi kryesor dhe nje sere objektesh e veprash te tjera sociale, ekonomike e kulturore etj etj, jo vetem qe jane vepra te qeverise se asaj kohe por krijuan disi emblemen e fytyren e nje lloj Kryeqyteti ne rritje e ambicioz me nje perspektive te neserme te qarte. E ne menyren me banale jo vetem qe shume objekteve te asaj kohe qe perfaqesonin origjinalitetin e Kryeqytetit pavaresisht se cili i kish ndertuar ato, barbaret e kuq sic zbriten nga mali nisen betejen e dinamitit e shkaterrimit ndaj Tiranes.

Jo vetem qe nuk munden dot kurre ti rivalizojne apo edhe tu afrohen dot ndertimeve te tilla qe edhe sot jane pjesa me e bukur dhe e vecante e qytetit por nuk munden dot kurre te ndertojne dicka qe te vinte era Tirane, era Kryeqytet europian. Ne te kunderten shkaterrimi i origjinalitetit te qytetit paqesor e plot gjelberim i la vend ndertimit te panumert te pallateve furriqe – pule te Arkitektit komunisto – byroist Spiro Koleka, ku kryeqytetasit jetonin 10 vete ne nje kotec pulash e gatuanin aty ku benin banje e ku kryenin edhe nevojatt personale. Me gjeni nje tjeter kryeqytet ne bote ku te jene ndertuar brenda rrethit te tij te banuar aq shume fabrika, uzina e nderrmarje tymuese, helmuese e jete – shlkaterruese se sa ato qe ndertoi i pashpirti komunizem ne Tirane.

Vit pas viti ti qyteti im nise te humbasesh fytyren e zerin tend se ashtu deshen ata qe tu bene banore permes dhunes e grykes se pushkes Se ashtu deshen ata qe te rrembyen nje cope toke te mrekullueshme e mbi pronat e tjeterkujt krijuan parajsen e tyre rrethuar me ushtare, roje e hafije nga te kater anet…Dhe doemos ti qe i prite e ju dhe konak , buke e zemer te zbriturve nga mali do te ishe e mbeteshe per vite e vite me rradhe viktima e shtazerise dhe moscivilizimit te perjetshem te tyre .Edhe emrat e rrugeve e objekteve qe nderonin qytetaret e tu te vlefshem e fisnike, ti nderruan e ti zevendesuan me emra brigadash partizane e heronjsh te nje lufte qe e trumbetuan clirimtare por qe e konkretizuan si vellavrasese e cfarosese brenda llojit te gjakut tone…


I lindur e rritur mes nje ambjenti pothuajse krejtesisht vendalinjsh kam respektin e konsideraten me te larte qe mund te kete nje njeri per vendin ku ka jetuar e me ke ka jetuar perreth tij. Tiranasit ne syte , mendjen, zemren e shpirtin tim kane hyre si askush tjeter, kane hyre per te mos dale me kurre nga jeta ime. Njerez te mire , te thjeshte e bujar .Njerez te dashur, te sinqerte, te respektueshem e qe shohin paqshem punen e tyre pa i rene kerkujt ne qafe . Nuk e njohin sherrin, zhurmen e shamaten perkundrazi duan e pelqejne humorin, qetesine, ahengun, qejfin qe te ofron jeta, sportin artin, kulturen e familjen. Dyer e zemera hapur. keta jane tiranasit vendalinj. Bej cudi me disa qe nuk ja u vleresojne keto veti te tyre edhe pse jetojne prej vitesh ne Tirane dhe sinqerisht dua ti pyes ,,,po kur qenkeni kaq te pakenaqur nga Tirana qe ju beri njerez e nga tiranasit qe ju priten si askush tjeter pse keni jetuar e vazhdoni te jetoni ende ne Tirane …. Shqiperia ka edhe plot qytete te tjera

Periudha e pas 90 …kur mendohej se Tirana jone e shtrenjte do te behej shpejt ashtu sic i takonte te ishte Kryeqyteti yne i enderrave europiane…padyshim solli zhgenjimin me te madh ndoshta ne historine e saj 401 vjecare…Te gjithe Kryebashkiaket e saj ne keto 24 vite post -komunizem ..ku 12 vjet kane drejtuar demokratet e po kaq socialisti i sotem kryeminister i vendit jane fajtore si askush tjeter ne baterdine e sotme te Tiranes sone …E nisi Sali Kelmendi duke bere rremuje e corap gjithcka e duke respektuar ci thoshte Shefi i tij e jo ate qe duhej bere per Tiranen e qytetaret e saj qe mezi e kishin pritur kete dite,,E pasoi Albert Brojka qe e degjeneroi e shtremberoje qytetit ne ate fare feje sa nuk ka inxhinier ndertimi , arkitekt e urbanist sot qe ta sjelle serisht ne terezi. E me pas e leu dhe e ngjyrosi Edi Rama ,,sa qe Tirana e sotme te duket si Kryeqyteti i LGBT…E ne vijim nje Lulezim Basha qe sic erdhi ashtu iku ,,,as e pe e as te pa…..


Te lane pa nje Teater Kombetar per se mbari kur Aktoret e tij ishin e jane te permasave boterore,,,pa nje Teater kukullash a nje Cirk …pa nje pallat sporti a nje stadium kombetar futbolli ,,e pa nje Godine serioze te Operas a Baletit , te Estrades a sofres tradicionale ,,,e ti zhduken nje e nga nje te gjithe muzete e te gjitha llojeve …Ti zhduken te gjitha kendet e lojerave per femije, stolat, parqet , sheshet e vendet e pushimit por edhe ato sportive.Madje edhe Liqenin Artificial e Parkun Kombetar perreth tij ta shteren e ta shkretuan .Ti shperfytyruan kinemate e ti mbyllen edhe banjot publike duke te lene te shurrosh ku te mundesh…..E te gjitha keto Tirana ime ti solli e ashtuquajtura Demokraci qe ti aq shume e mezi e kishe pritur..Por jo Demokracia e vertete se ajo kurre nuk sjell barnbarizma te kesaj natyre por ajo e genjeshterta ajo qe i beri trima e heronj, pasanike e milionere mbi kurrizin tend ,,,shtetaret, deputetet, ministrat ,te gjithe me nje rimorkio biznesi e biznesmeni nga mbrapa.. e mbi te gjitha vete Presidentet e Kryeministrat qe pate e qe ke ne krye….

Ti prene pemet e ti shkulen lulet arome mira,,,per te mbjelle hekurat, betonet, asfaltin e xhamat e tyre te lokaleve e diskove , te lojerave kepurdha te fatit ,,,te restoranteve e kafeneve ku ushqehen cdo dite me politiken e tyre te ndyre e te neveriteshme..Ujin e Selites ta vodhen e sot bejne biznesin e piset me te me shishet laramane. Dajtin e bukurine e freskine e tij ta zune e ta mbuluan me komplekset qe bejne sikur strehojne disa e pasurojne nga ana tjeter firmetaret e ligjvenesit e tu me kostumin e pushtetmbajtesit…Edhe te famshmen Rruge te Fortuzit ta ngaterruan e bene corap pikersht ata qe ju the ,,,bujrum e miresevini ..Edhe te vdekurve ne Shtish Tufine e Sharre kane kohe qe . nuk ju bejne kockat rehat nga marrezia te te marreve qe jane bere Tironca qe pas vitit 1990…

Ne kopeshtin e vogel e te varfer zoologjik kafshet kane nisur e hane njera tjetren se ne kopeshtin e madh ku jetojne qeniet me dy kembe kane kohe qe po i hane koken njeri tjetrit duke u vrare e prere si ne filmat e viteve 50 me sherife e kauboj..Edhe Hotel Dajtin -Mondan. ..nje nga krenarite e tua e nder me te miret e llojit te vet ne Ballkan ta vodhen , shkaterruan , grabiten e kthyen ne germadhe te pangopurit e te babeziturit per para e pasuri..Sheshit Skenderbej c’nuk i bene duke e germuar e shperfytyruar sa here deshen e sa here u duheshin te vidhnin para me thase aq sa vetem Nafte nuk nxorren e zbuluan aty……Jo Tramvajin qe nuk ta vune e te genjyen por edhe te vetmin stacion Treni normal qe kishe ta prishen .. Me ze tmerri kur mendoj Tirana ime se sot te kane kthyer ne Metropolin e Kaosit, Dhunes, droges, krimit , prostuticionit, tallavase, kurverise politike, dhe te drejten e qytetarise tende e kane fituar horrat, xhambazet, dallaverexhinjte , dallkauket e kriminelet …

Mosmirenjohesit anticivilizim e anti qytetari…Me ze trishtimi kur ne rruget e tua shoh te ulur nje figure te nderuar tenden qe shet banane e pjek misra e ne rruge prane tij zgerdhihet nje injorant provincial me duart ne timonin e nje Benzi te vjedhur e qe mban ne krah nje zuske rrethesh me celular e I -Pad ne duar…Dhe doemos kesisoj dhimbshem te duket vetja krejtesisht i huaj ne qytetin tend te dashur,,,edhe pse cubat qe jetojne tashme mes lluksit perzjere me injorancen flasin te njejten gjuhe ametare si ty…Vendin e qytetareve te tu te thjeshte e te zakonshem e kane zene disa lloj Alienesh qe flasin ne disa dialekte te ndryshme por aspak njerezore e aq me pak miqesore…ku lodren me te dashur te tyren ,,,celularin nuk e heqin dot nga dora e nga veshi…Bote jarane kjo e sotmja ..Tirana ime …
Dhe mendja e kujtesa ime ze e kthehet ne origjinen e qytetit tim te cilin nuk e nderroj dot me askend ne bote edhe pse jane me qindra e mijera me te mire e me te bukur se ai …por ai eshte e mbetet i vecante ndaj dhe e ka emrin Tirane….


Udhetoj nje dite me ty Tirana ime e kohes sime e tendes bashke ..e kohes kur qyteteroheshe prej njerezish e jo prej ketij soji mileti qe nuk ka asgje te perbashket me miresine e madheshtine tende..Udhetoj me ate Tirane qe dje fatmiresisht ishte dhe e jetuam e sot fatkeqesisht nuk eshte me …dhe keshtu te percudnuar po e jetojne dhunshem ata qe nuk e meritojne dhe qe e prishen , e shkaterruan e i vune flaken ne te kater anet e saj..Sot vendin e Portave e Dyerve tironase qe rrinin celur e kane zene Dyer e prita hekuri e betoni ,,,gardhe e mure te blinduara qe tmerrohen nga barbaret e shekullit te ri…


…Por Zoti eshte i madh……
Dhe nis e kujtoj me rradhe mes lotesh, mallit e deshperimit te shperfytyrimit tend …Kinostudion e Oxhakun , Xhomllikun e Vorrin e Bomit..ke Selvija e Mehalla e Dibroneve .21 – shin e Medresene…Zogun e zi, Polikumin e Ali Demin…Pazarin e Ri e Tironen e Re…Shkollen e Bashkume e Brrylin, Gazhinen e Mishit e Unazen ..Lapraken , Seliten, Saukun …Kombinatin e Vaqarrin…Mulletin , Shkozen , e Linzen..Kodrat e Liqenit e Zadrat…Shkallen e Tujonit e Pellgun e Rabijes….Erzenin , Lundren e Paskuqanin …Kamzen e Bathoren ..Yzberishtin , Surelin..e .Farken . Nga Rrapi i Trishit e tek Babrroi e ura e Brarit…e prej kendej ne Pezen e ”partizoneve te Babes ”.. e deri tek Mukja e Tradhetise komuniste qe ndryshooi fatet e Kombit tone…

E me pas ndaloi mbi Uren e Limuthit e prej kendej ne ate te Farkes e te Peshkatarit … per tu ngjitur lart ne kalane e fameshme historike te Petreles e per te kqyrur simotren e saj ne Preze…
Kujtoj rruget e tua plot gjelberim e qetesi kur ktheheshim e ecnim ne to te dashuruar …Kujtoj edhe Qytetin e zhurmshem te Nxenesve e ate Studentor sic kujtoj me nostalgji rrugicen e Comve dhe Kafet e Rremes e te Xhafes,,,
E sot te kane lene pa drite e pa uje Tirana ime …Te kane lancuar ata qe nisen te ta heqin fytyren qe me 1944 permes plumbave e pushkes .. e qe pas 90 tu versulen me hekur e beton….Lus zotin qe ti do te dish ti perballosh se ke hequr jo pak ne kurrizin tend qyteti im i dashur …I falem Perendise ,,miresise e mbaresise ti ktheje driten , paqen e qetesine Tiranes e banoreve qe dijne se si te jetojne ne te ,,,tiransve te mire e zemergjere por edhe jabanxhinjve te sjellshem e qytetare Mirenjohes ndaj saj……

A.R.DOSTI.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.