Besim Qyqja ka lindur në Tiranë më 28 shtator 1940 në një familje të hershme vendase. Kreu studimet në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike Vojo Kushi”. I diplomuar “mësues i edukimit fizik”, e ushtroi këtë profesion në shkollat e Tiranës dhe në UT deri sa doli në pension në vitin 2004.

Jetën sportive e filloi që në moshën 13-vjeçare me KS “17 Nëntori”. E nisi me volejbollin, por kaloi shpejt në atletikë. Si sportist me këtë klub, për gjashtë vjet radhazi, është shpallur kampion kombëtar në garat e shpejtësisë. Në aktivitete të veçanta, ai ka kontribuar ndjeshëm edhe për ngjyrat kombëtare të Shqipërisë.

Por, vlera më e dukshme e angazhimit të Besimit është puna e lavdërueshme dhe rezultative që ka bërë si trajner në sportin e atletikës, detyrë të cilën vazhdon ta ushtrojë edhe sot. Theksin e kësaj pune të palodhur e profesionale, ai e përqendroi në përgatitjen psikologjike të atletit, karakteristikë e nevojshme sidomos për garat e shpejtësisë. Nga atletët e përgatitur prej tij janë arritur rezultate shumë të mira: Kristofor Çavo theu rekordin kombëtar të garës 100 m, me kohën 10,4 sekonda (1972); Mehmet Bozgo atë të 400 m (1.982 dhe 1983), G. Lopçi, në 200 m (1982); Sokol Shepeteja, në 100 m, me 10,3 sekonda (1997), arriti normën e mjeshtrit ndërkombëtar etj.. Në Spartakiadën e 4-të Kombëtare, ekipi i drejtuar nga ai u shpall kampion në 4×100 m dhe fitoi vendin e dytë në stafetën 4×400 m.

Atletët e stërvitur nga Besimi, prej të cilëve kanë dalë mjaft emra të njohur, e madje deri “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, kanë marrë pjesë edhe në aktivitete ndërkombëtare, prej nga nuk kanë munguar edhe rezultate të rëndësishme. Në aktivitetin ballkanik të vitit 1988, të zhvilluar në Ankara, janë fituar dy medalje ari; në një aktivitet të tillë, më 1989, në Greqi, u thye rekordi kombëtar në garën e 800 m etj.. Arritje të mira dhe thyerje rekor-
dosh kombëtare, në garën e 200 m e 400 m, u arritën në salla të mbyllura, gjatë kampionatit ballkanik të vitit 1995 në Greqi.

Ekipi i atletikës i KS “Tirana”, i stërvitur prej Besimit ruan trajtën e tij, është shpallur disa herë kampion kombëtar dhe, po ashtu, ka fituar disa herë kupën e Republikës. Besimi ka arritur rezultate serioze edhe kur ai ishte trajner në KS “Studenti”.

Për meritat dhe vlerat sportive, mban titullin “Nderi i Sportit Shqiptar” dhe është dekoruar me ”Urdhërin e Punës”.

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.