Bedri Omuri - Foto TOP CHANNEL
Bedri Omuri - Foto TOP CHANNEL

Lindi në Tironë më 26-1-1957. Pasi mbaroi shkollën e mesme të futbollit, kreu studimet e lartanë ILKF “Vojo Kushi”, ku u diplomua “mësues i edukimit fizik”, profesion të cilin e ushtroi për 20 vjet (1976-1996) në shkolla të ndryshme të Tironës.

Nga viti 2000 e në vazhdim është specialist i sportit pranë sektorit të rinisë dhe të sporteve në Bashkinë e Tironës.

Bedriu është pjesëtar i një familje sportive. I ati i tij, Hasipi, ka qenë kampion i mundjes dhe është mjeshtër i merituar i sportit në KS “17 Nëntori”, ndërsa vëllai i tij, ka qenë futbollist po në këtë klub. Vetë ai futbollin e nisi me klasat sportive, pastaj me ekipin e “Shkëndisë” për të rinjtë dhe, nga viti 1976 deri më 1991, ai luajti me të rriturit e KS “17 Nëntori” të Tironës.

Në karrierën e tij 15-vjeçare, si një mesfushor sulmues, dinamik dhe gjithnjë i mobilizuar, ka zhvilluar mbi 300 ndeshje duke kontribuar ndjeshëm në fitoret e katër kmnpimmteve kombëtare (1982, 1985, 1988, 1989) dhe të dy kupave të Republikës. Ai i përket brezit tjetër të lavdishëm të pasviteve 60-të, që u dallua në mënyrë të veçantë për shpirtin e garës, kolektivitetin dhe tempin e lartë të lojës. Si paraardhësit e tyre, veç të tjerash, ata treguan se loja e futbollit zgjat 90 minuta, përderisa ishin në gjendje të kthenin rezultatin edhe në mbarim të ndeshjes.

Me skuadrën e ”17 Nëntorit”, në kuadër të kupave ballkanike dhe të Europës, Bedriu ka zhvilluar rreth 30 ndeshje ndërkombëtare, në të cilat përherë ka bërë figurë të mirë për të gjithë komponentët e lojës.

Për t’u theksuar janë veçanërisht disa nga takimet në kuadrin e kupës së Ballkanit, kalimi disa herë në turin e dytë të kupave të kampionëve të Europës, ndeshjet dinjitoze ndaj ”Linfild” të Irlandës, “Bayern” të Mynihut etj., dhe sidomos dy ndeshjet e bujshme të fituara ndaj “Dinamos” së Bukureshtit.

Nga viti 1982 deri në vitin 1989 Bedriu ka qenë pjesëtar aktiv i ekipit kombëtar të futbollit. Në eliminatoret e kampionatit botëror të vitit 1986, ku pjesa më e madhe e skuadrës vinte nga KS ”17 Nëntori”, Bedriu konkretizoi futbollin bashkohor.

Sipas porosive të trajnerit, duke kryer jo vetëm detyrat mbrojtëse por edhe ato sulmuese, ai është ndër të parët lojtarë mbrojtës të ekipit kombëtar shqiptar që edhe ka realizuar dy gola në aktivitete të këtij lloji. Me këtë koncept, Bedriu ka ndikuar edhe në fitoren ndaj belgëve në Tironë dhe në barazimin me polakët në Poloni.

Eshtë dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit III dhe II.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.