Bahri Ishka ka lindur më 27-6-1944. Studimet e larta i kreu në ILKF Vojo Kushi”, ku është diplomuar “mësues i edukimitfizik”, profesion të cilin krahas veprimtarisë së tij të futbollistit e ushtroi në disa shkolla të Tiranës.

Ky sport i dashur për të që në fëmijërinë e tij, evidentohet duk-shëm në ekipin e të rinjve të Tiranës. Loja e tij tipike sulmuese, e karakterizuar nga shpejtësia dhe teknika aplikative, e bënë atë, nga viti 1960 dhe në moshë fare të re, pjesëtar të ekipit të rriturve.

Në KS “17 Nëntori”, ku luajti deri në vitin 1972, ishte pjesëtar i asaj plejade futbollistësh që kanë bërë emër jo vetëm në klubin e tyre, duke i dhënë atij trofetë e para të pasçlirimit, por edhe në përfaqësuesen e futbollit Shqiptar, ku ata përbënin shumicën. Ka zhvilluar mbi 300 ndeshje të aktiviteteve kombëtare dhe është shpallur katër herë kampion i vendit (1965, 1966, 1968, 1970), duke fituar edhe një kupë të Republikës (1963). Më 12 qershor 1966, në finalen për titullin kampion kundër “Partizanit”, shënoi golin e fitores. Me skuadrën e tij, ka zhvilluar edhe mjaft ndeshje ndërkombëtare në kuadrin e kupave të Ballkanit dhe të kupave të kampionëve të Europës. Duke rivalizuar gati të barabartë me ekipe të njohura, si “Ajaks” i Hollandës, “Kilmarnok” i Skocisë etj., Bahriu ka qenë përherë i dalluar.

Për aftësitë dhe nivelin e tij, Bahriu ka qenë i suksesshëm edhe në ekipin përfaqësues të futbollit, me të cilin ka zhvilluar tre ndeshje.

Vlerat e tij, pas karrierës futbollistike, janë evidentuar edhe në detyrën e trajnerit profesionist të ushtruar në disa rrethe dhe klube si: në Gjirokastër, në Lushnje, në Fier, në Korçë, në KS “Dinamo”, në KS “17 Nëntori” dhe me ekipin përfaqësuses “Shpresa” (1974-1992). Kontributi i tij teorik evidentohet veçanërisht në ILKF (sot AEFS) “Vojo Kushi”, në detyrën e pedagogut dhe të punonjësit shkencor për futbollin (1968-1973 dhe prej 1987 e në vazhdim). Këtij angazhimi i kanë shërbyer edhe dy kualifikime të veçanta e mjaft të dobishme në Austri: gjashtë muaj në vitin 1981 dhe një muaj në vitin 1995.

Bahri Ishka është autor i disa referimeve e studimeve shkencore për probleme specifike të futbollit dhe bashkëautor në disa botime si: Teoria dhe metodika e përgatitjes së futbollistëve”, 1995; “Enciklopedia e Kupës së Botës, 2002 dhe i tekstit “Futbolli”, 2002. Ka gradën shkencore “Doktor” dhe titullin shkencor “Profesor”.

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.