Osman PENGILI
Osman PENGILI

Gjithmonë jam ndjerë i gëzuar ei lumturuar, kur është folur e shkruar për njerëzit e mirë dhe bëmat e tyre të çmuara e të dobishme. Nuk e teproj të them se në kësi rastesh kënaqësia është e madhe e pafund, një lloj sikur të flitet e shkruhet për
njerëzit e mi.

Kështu jam ndj erë edhe kur autori i këtij libri, miku im i mirë Bedri Alimehmeti, më ka thënë se kishte ndër mend të shkruante për njeriun e thjeshtë e me zemër të madhe; babaxhanin Osman Pengili.

Me Osmanin jam njohur rreth 60 vjet më parë. Fillimisht jemi takuar në fushën e blertë, ku qindra e mijëra të rinj shfaqin dëshirat e pasionet e tyre, demostroj në talentin dhe ëndërroj në e piketojnë të ardhmen sportive.

Më vonë jemi nj ohur edhe shoqërisht e familjarisht, duke arritur deri në miqësi e marrëdhënie të afërta, të pasura plot kuj time të bukura e të paharruara.

Duke u rikthyer në “miqësinë sportive”, duhet thënë se në atë kohë Osmani kishte bërë hapa të dukshme drejt mjeshtrisë futbollistike, duke u afirmuar për nivelin e cilësitë e tij të shkallës kombëtare.

Djaloshi energjik ei shkathët e kishte dashuruar loj ën e topkëmbës qysh në moshën e fëmijërisë, ashtu si të gjithë moshatarët e vet. Në saj të mjaft cilësive të mira fizike si shpejtësi, shkathësi, zhdërvjelltësi, kërcyeshmëri etj, dhe falë pasionit të i zjarrtë, arriti të inkuadrohet në skuadrën e rinisë së lagjes me emrin “Shpresa” e pastaj te “Shprefeja” e famshme, për të vazhduar pasluftës me ekipet “Puna” e Tiranës, ekipin ushtarak
“Liria” e Korçës dhe “Partizanin” simpatik e popullor, me të cilin u bë litues i tre tituj ve të kampionit kombëtar dhe i dy kupave të Republikës e trofeve të tj erë.

Në fushën e sportit Osmani ka mbetur një shembull i gjallë duke përcjellë kurdoherë mesazhe paqeje e miqësi e thjeshtësi, urtësi, mençuri, korrektesë e gjithçka të mirë e të bukur.

Entuziasmi në lojë, lëvizshmëria e dinamizmi, vërshimet e shpejta e spostimet e dendura nëpër krahë e mjaft veprimeve të tjerë tekniko-taktikë ishin disa nga karakteri stikat kryesore të Osmanit në çdo ndeshje. Pak sportistë të atyre viteve mund të krahasohen
me të për disa nga cilësitë e vetitë e larta. Atëherë nuk ekzistonte kartoni, por, megj ithkëtë ai nuk provoi kurrë edhe vërejtjen apo këshillimin më të thjeshtë nga arbitrat e ndeshjeve. Po të luante sot jam i sigurt se do të ishte një etalon i rrallë, që do të rrezatonte veç mirësi dhe do të fiymëzonte çdo sportist.

Sa për shoqërinë e miqësinë familjare, mund të them se ajo përbën padyshim një “kapitull” të rëndësishëm në vete. Dhe sebep e interpretë për formimin e lidhjeve tona me Osmanin, atëherë janë bërë vëllezërit Mustafa, Gani e Isuf Berberi – djemtë e mrekullueshëm të një familjeje të nderuar autoktone tiranase Faja ishin punëtorë duarartë e të palodhur, kurse Ganiu sportist e kuadëri dalluar. Ngjitur me to jetonin Pengilët e urtë e të ndershëm, me “kryetarin” e tyre, Osmanin, kurse nja 200 metra më lart ishte shtëpia e mikut tonë të fëmijërisë e rinisë, artistit të madh Pirro Mani . Po aty banojnë Shtizët, në baçet e të cilëve janë ndërtuar tërë ato pallate, kurse pak më tej është kompleksi modern dhe fusha “Ali Demi”. I përmenda këto “detaje”, për të çelur parantezën, ku vlen të theksohet se Ganiu, Pirrua dhe Osmani, me njerëzit e tyre, kanë folur me respekt për familjen Shtiza, me të cilën unë kisha lidhje dhe që ka patur vazhdimisht probleme e vështirësi të kohës….

Në këto rrethana mua më ka takuar të bëja vizita të shpeshta në atë zonë, e sidomos, te Berberët, ku nëna e tyre e dashur dhe e mirë na mblidhte në vatrën e saj të ngrohtë, në
gjirin e së cilës ne kalonim çaste të bukura e tepër të gëzueshme, për të mos u harruar asnjëherë. Në gëzimet tona të hareshme, gjithmonë midis nesh, ishin të pranishëm Osmani me njerëzit e tij.

Duke i kujtuar ato çaste të paharrueshme, është i natyrshëm kthimi në retospektivën e kohës me tërë arsenalin e tij . Bisedat tona të zjarrta dhe ndeshjet e ndryshme sportive e
bënin jetën tonë edhe më të bukur e më të gëzueshme. Në atë ambjent entuziazt, të ngrohtë, gazmor e miqësor, ka shkëlqyer vazhdimisht Osmani me, pjekurinë, urtësinë e mençurinë e tij. Te këto cilësi të vyera ne kemi shikuar një pasqyrë të ndritëshme
dhe një pikë referimi, ku jemi nxitur e frymëzuar, për punë të mira e të dobishme. Ai ishte një shok e mik i dashur për të gjithë, një vëllai vërtetë.

Pasi la futbollin, Osmani punoi në sekorë e detyra të  ndryshme. Veçanërisht në drejtimin e njësisë adinistrative të pushtetit vendor në kryeqytet dhe në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” ai ka mani festuar karakteristikat më të bukura, si thjeshtësia, ndërgjegja e lartë dhe shpirti human e bamirës. Përkushtimi në punë, sjellja shembullore, komunikimi me njerëzit dhe angazhimi për t’u shërbyer të gjithëve, për të zgjidhur hallet e tyre dhe për t’u bërë nder mirësi – kanë qenë drejtimet më të rëndësishme në punën e tij.

Gjithçka është thënë më lart, nuk do të plotësonte tërësisht korrnizën në portretin e babaxhanit Osman Pen gili, në qoftë se nuk do të thuheshin në adresë të tij fjalët më të mira dhe vlerësimet e konsideratat më të larta edhe si qytetar e familjar shembullor. Edhe në këtë drejtim ai mbetet po kaq model ei spikatur, sa edhe si sportist e njeri i thjeshtë ei ndershëm”.

Osman Pengili - Njeriu e Sportisti Model
Osman Pengili – Njeriu e Sportisti Model

Shkëputur nga libri: “Osman Pengili – Njeriu e Sportisti Model” me autor Bedri Alimehmeti “Mjeshter i Madh”