Genc Tafaj
Genc Tafaj

Në zgjedhjet lokale të vitit 2000, i propozuar nga shoqëria civile dhe i mbështetur nga Partia Socialiste, megjithëse ai nuk ka qenë dhe as nuk është anëtar i ndonjë subjekti politik, Genci mori drejtimin e njësisë bashkiake nr. 8 të Tiranës. Këtë detyrë e mbajti deri në vitin 2003, kur i rikthehet angazhimeve të mëparëshme civile.

Lindi në Tiranë më 16 qershor të vitit 1960, nga familje me prej- ardhje tregëtarësh. Në vitin 1984, u diplomua për agronomi në Institutin e Lartë Bujqësor dhe më vonë, më 2001, edhe për drejtësi, në sistemin pa shkëputje nga puna të Universitetit të Tiranës, duke fituar edhe liçensën për avokat.

Për karrierën e tij profesionale mund të përmenden këto detyra: përgjegjës sektori në kooperativën bujqësore “Dëshmorët e Tujanit” (1984-1989); kryetar i degës së prodhimit në NB të Laknasit (1989-1991), kryetar i degës së tregëtisë në Frigoriferin e Tiranës (1991-1992); drejtor administrativ në firmën ”Alsimex” (1993-1994); specialist në degën e furnizimit të Kombinatit të tekstilit (1994-1996) dhe administrator i Shoqërisë ”Lisa” ShPK. Ndërkohë, ai mbeti i angazhuar edhe me detyrën e pedagogut të jashtëm në katedrën e bujqësisë së përgjithshme në Fakultetin e Agronomisë të Institutit të lartë bujqësor. Prej vitit 2004, d.m.th., pas përfundimit të mandatit të kryetarit të njësisë bashkiake, ai mban detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Komisionin në mbrojtje të legjislacionit për nëpunësin e shërbimit civil.

Ai arriti rezultate të dukshme edhe në drejtim të kualifikimit të tij. Veç provimeve pasuniversitare të profilit të bujqësisë, ka kryer edhe trajnime të ndryshme: Instituti ”TODAIE” në Ankara të Turqisë (nëntor 2004), ”ITAP” në Tiranë (shkurt 2007), në Tbilisi të Gjeorgjisë (prill 2009), Shkollat e administratës publike të Europës (ILO) në Torino të
Italisë (nëntor 2009) dhe në Danilovgrad të Malit të zi (nëntor 2011). Po kështu, Genci është anëtar i grupit europian të administartës publike (EGPA); i bordit të sekretarëve të përgjithshëm; i rrjetit të shkollave të administratës publike (IIAS) dhe i bordit të qendrës rajonale të reformës në Administratën publike (UDNP) (RCPAR). Njeh italishten dhe
anglishten, për çka ka edhe dokumentat përkatëse.

Ai është marë edhe me volejbollin, madje deri në nivele të kënaqëshme, kapiten i skuadrës së Tiranës dhe fitues i disa medaljeve.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.