Avni Zajmi
Avni Zajmi

Avni Zajmi ka lindur në Vushtri të Kosovës më 8 gusht 1888 dhe vdiq në Tironë në vitin 1989. I nderuari profesor, i ardhur në moshë të re në qytetin tonë, u bë një me tiranasit dhe me traditat e bukura të kësaj treve.

Pasi mbaroi shkollën e mesme në Stamboll dhe studimet e larta në Univer- sitetin e Dizhonit të Francës, ku u diplomua “mësues i edukimit fizik”, i dha Tiranës kontributin e tij të shquar deri në moshën mbi njëqindvjeçare.

Si intelektual i mirëfilltë, krahas detyrës së arsimtarit në shkollat e Tironës, ka shërbyer edhe si specialist dhe themelues i shumë lëvizjeve sportive, duke filluar nga ajo olimpike. Në atletikë, ishte trajner e gjyqtar; në çiklizëm, organizator e gjyqtar; në manifestimet fizkulturore, drejtues e organizator etj..

Ai themeloi edhe lëvizjen skautiste, në të cilën drejtoi shumë aktivitete për të vegjël e të mëdhenj dhe është ndër të parët e alpinizmit shqitar. Avniu organizoi, në vitet 30-të, kampionatet e para të volejbollit, basketbollit, hendbollit, notit, regbisë, ndërsa më 1940 edhe garat e patinazhit.

Figura e tij është mjaft e shquar edhe në këmbënguljen për pjesëmarrjen e femrave në fizkulturë e sport. Në ushtrime dhe në gara të ndryshme sportive, ai ka aktivizuar vajzat me kilota që në vitin 1927.

Për dashamirësit sportivë të Tironës, Avni Zajmi mbetet i paha- rruar edhe se, bashkë me figura të tjera të shquara të kohës, ka qenë një ndër nismëtarët e krijimit të klubit të futbollit “Tirona”, i cili, si shumë i suksesshëm dhe i shquar është ndër krenaritë e komunitetit tironas dhe ka bërë emër në historinë e sportit tonë.

Ai njihte mirë gjuhën franceze, turke, arabe, perse dhe italiane.

Për karrierën e tij të gjatë në arsim dhe në sport, flasin me shumë respekt jo vetëm kuadrot dhe specialistët përkatës, por edhe mijëra nxënës të tij dhe madje që nga më të hershmit. Shefqet Ndroqi e përmend ate me shumë respekt dhe e vlerëson së tepërmi në kujtimet e tij.

Ka marrë mjaft nderime të rëndësishme, si: Urdhëri “Skënderbeu” (1930), Urdhëri “Për shërbime të shquara shoqërore” i klasit I; ndërsa pas vdekjes, “Mësues i Popullit” (1995), “Trofeu i 100 vjetorit të KON-it” (1996), Urdhëri “Naim Frashëri” i klasit I, “Mirënjohje e Qytetit të Tiranës” (2000) etj..

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.