Astrit Bimbashi ka lindur në Tiranë më 16.6.1961 në një familje të vjetër me tradita patriotike dhe intelektuale. Studimet e larta, me diplomën ”mjek i përgjithshëm”, i ka përfunduar më 1986 në fakultetin e mjekësisë të UT. Në eksperiencën e tij, fillimisht ka punuar si mjek i përgjithshëm dhe, më tutje, mjek në maternitetin e Tiranës, ku kreu edhe specializimin për obstetër-gjinekolog (1988-1991). Prej vitit 1991 e deri tani është pedagog në katedrën e obstetri-gjinekologjisë të fakultetit të mjekësisë. Në maternitetin Nr. 2 është shef i repartit të patologjisë së barrës.

Gjatë kësaj periudhe ai ka kryer disa kualifikime: në Itali, ”Kurs teorik për kanceret e kolumit” (1994); në Angli, “Programi ndërkombëtar i shëndetit primar” (1995-1996); në Zvicër, kursin ndërkombëtar ”Mjekësia dhe biologjia e riprodhimit” (1997); në Itali, kursin e plotë “Ekografia obstetrikale dhe gjinekologjike” (2001) etj.. Ndërkohë, më 1996, ka marrë edhe doktoratën me temë ”Ndikimi i metodave bashkohore në ruajtjen e mirëqenies
fetale gjatë aktivitetit të lindjes”.

Në periudhën 1998-2002 ka mbajtur detyrën e koordinatorit për Shqipërinë në programin ndërkombëtar të MAGPIE TRIAL dhe prej vitit 1998 e deri tani është president i shoqatës joqeveritare “Shëndeti i traktit riprodhues”.

Astriti ka publikuar tetë manuale teknikë, një tekst për studentët dhe specializantët (bashkautor) dhe një libër për publikun e gjërë mbi ushqyerjen e gruas shtatzënë. Ka botuar mjaft artikuj shkencorë si dhe ka marrë pjesë e ka referuar në dhjetëra forume të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Zotëron gjuhët angleze dhe italiane.

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.