Arben JORGONI
Arben JORGONI

Arben Iorgoni ka lindur në Tiranë më 15.03.1943. Studimet në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike ”Vojo Kushi” i përfundoi më 1966. Punoi mësues i edukimit fizik në Lezhë deri në vitin 1969, kur fillon si pedagog në katedrën ushtarake pranë institucionit ku studioi.

Në vitet 1980-1992 është përgjegjës i katedrës se teorisë dhe të metodikës së edukimit fizik, periudhë që mbaron edhe disertacionin e tij. Përgatitja fizike e notarit, kusht për arritjen e rezultateve të larta” (1986); 1992-1994, zv-ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe i zgjedhur president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (1992-2000). Nga viti 2000 e deri më sot është pedagog në AEFS ”Vojo Kushi”.

Në vitin 1994, në drejtim të KOKSH, bën reformë në strukturën sportive, duke e ndarë këtë institucion nga federatat sportive. Certifikohet në seminarin europian “Mbi Menazhimin e Sporteve” (1993) dhe në seminarin e Këshillit të Europës ”Sporti për të gjithë” (1993), mbajtur në Finlandë si dhe kualifikohet në fushën e edukimit olimpik në disa seminare javore të nivelit botëror (1998-2000).

Eshtë pjesëmarrës në mjaft konferenca, kongrese botërore për Lëvizjen Olimpike Botërore (1992-2000) dhe anëtar i Byrosë së Komitetit për Zhvillimin e Sportit të Këshillit të Europës (1993-1994).

Gjatë karrierës së tij mësimore e shkencore ka kryer specializim tremujor në Romë për teorinë dhe metodologjinë e stërvitjes sportive (1991-1992); është autor e bashkautor i dy teksteve mësimore, i disa teksteve ndihmëse, i programeve mësimore të nivelit universitar e pasuniversitar, i mbi 25 artikujve studimorë shkencorë dhe referues në konferenca kombëtare e ndërkombëtare.

Ka drejtuar disa punime për diploma e kualifikime pasuniversitare, ka bërë recensa e oponenca të ndryshme shkencore si dhe ka qenë disa herë kryetar komisionesh për mbrojtjen e disertacioneve.

Në fushën e aktivitetit sportiv ka qenë trajner noti me ekipet “Besëlidhja” (1966-1969), “Studenti” (1969-1974) si dhe trajner e kryetrajner me ekipet kombëtare (1972-1974). Për disa vjet ishte në forumet drejtuese të sportit si anëtar e sekretar i përgjithshëm i FSHN (1970-1989) dhe president i saj (1989-1991).

Në vitin 2002, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i jep Arbenit Urdhrin Olimpik”.

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.