Ali MATA – Trajner i Merituar
Ali MATA – Trajner i Merituar

Ali Mata, i lindur në Mat më 13-3-1926, ka ardhur në Tironë në vitin 1930. Jetën e tij sportive në qitje, të ushtruar për 42 vjet (1950-1992) në klubin “17 Nëntori” (sot KS “Tirona”) dhe për të cilën ai krenohet, e karakterizojnë sukseset e larta të arritura prej tij. Si sportist, ata ishin modeste; ndërsa si trajner, të njëpasnjëshme, të pasura dhe po aq të shkëlqyera.

Mjeshtri dhe i përkushtuari Mata, detyrën e trajnerit e nisi me të rinjtë dhe me të rejat e klubit, në ushtrimet e pushkës e të pistoletës. Pasi kreu një kualifikim në Kinë, ai arriti të zbatojë metoda të reja shkencore e bashkëkohore në stërvitje, rezultatet e të cilave ishin arritja e rezultateteve të larta dhe thyerja e mjaft rekordeve kombëtare.

Ekipi i qitjes i KS “17 Nëntori”, me trajner Ali Matën, ka bilance të papërsëritëshme e të niveleve mjaft të larta kombëtare. Në krye të 60 meshkujve dhe 60 femrave, për të gjitha moshat, veç disa kampionëve të Ballkanit, janë arritur dy kampione dhe një nënkampione e Europës, pesë vende të treta në kampionatet botërore, një mjeshtre e botës, janë fituar 36 kampionate kombëtare, 35 kupa të Republikës, të gjitha Spartakiadat kombëtare (gjithsej gjashtë) dhe janë nxjerrë 38 mjeshtra të sportit, veç pesë mjeshtrave të merituar të sportit.

Me Ali Matën trajner, kërkues në marrëdhëniet sportive, por njëkohësisht i dashur, buzagaz e korrekt në ato miqësore, rezultatet e larta në qitje, që për shumë kohë ka qenë sport mjaft i lavdishëm, nuk munguan as për ekipin kombëtar të Shqipërisë, që ka marrë pjesë në shumë aktivitete zyrtare e miqësore të nivelit ballkanik, europian e botëror. Mjaft të suksesshme janë arritjet në takimet e zhvilluara në Kinë dhe në Olimpiadën e Mynihut (Gjermani 1972). Në këtë të fundit, me arritjet mjaft dinjitoze, qitësit tonë zunë vendin e 4-të dhe të ó-t’e’, ndër 101 pjesëmarrës. Për Vlerat e tij të shumëanëshme, nga KOKSh-i, Ali Matës i është dhënë ”Urdhëri Olimpik„

Duke aktivizuar dy djemtë e tij me gjithë bashkëshortet e tyre, dy vajzat dhe nipin e tij, qitjen e shtriu edhe në gjirin e familjes, çka shënon një precedent në këtë sport. Por, mbi të gjithë bënë emër nipi Shefqeti, e bija Diana dhe i biri SKENDER MATA, që me nivelin ”mjeshtër i sportit” dhe kampion i Ballkanit, është rregjistruar në ”Librin e Artë” të KS “Tirona”. Skenderi, i lindur në Tironë më 4 maj 1956, pati një fund tragjik.

Në kulmin  e gjendjes së tij sportive, kur priteshin rezultate akoma më të larta, një aksident automobilistik më 15-12-1998 e ndau atë nga kjo jetë. Dëshira e tij për qitjen, e inkurajuar nga angazhimi total i babait të tij në stërvitje dhe nga ankthet e garave të qitjes të përjetuara nga nëna e tij tiranase arritën deri në ato rezultate mjaft të mira.

Duke qenë një punëtor i dalluar në profesionin e mekanikut, ai ka ndjekur me shumë përkushtim e vullnet të plotë sportin e qitjes. I specializuar në garën me pistolietë, gjatë stervitjeve, krahas udhëzimeve teknike të Aliut, Skënderi përqëndrohej me kohë të zgjatur dhe disiplinë të fortë për të qëlluar në pikën e mesit të tabelës. Stërvitja sistematike, e gershetuarpsikologjikisht me qetësinë nervore e bënë ate të suksesshëm jo vetëm në aktivitetet tona kombëtare por edhe në ato ndërkombëtare.

Skënderi, me të dhënat dhe talentin në këtë sport, në garën e tij të qitjes me pistoletë nuk u bë vetëm kampion i vendit, por pati arritje mjaft të suksesshme. Për tu theksuar janë veçanërisht pjesëmarrjet e tij në kampionatin Ballkanik, të zhvilluar në Stamboll të Turqisë në vitin 1984, ku për garën 30 + 30 në siluetë, ai u shpall kampion, duke fituar edhe medaljen e artë; në kampionatin Europian të qitjes, të zhvilluar në Gjermani, ku zuri vendin e pestë etj..

Këto rezultate nuk ishin thjesht të Skënderit apo të familjes së tij. Për trajnerin Mata, siç thotë vetë ai, të gjithë ishin të barabartë, djemtë që stërviste kishin një emër, si djali i tij Skenderi, dhe vajzat kishin përsëri një emër, si vajza e tij Diana. Dhe, për këtë edhe rezultati i Skënderit ishte i të gjithëve, ai paraqiste nivelin e qitjes shqiptare në veçanti dhe të sportit Shqiptar në përgjithësi. Tashmë, për rezultatet e tyre të larta, qitësat cilësorë Mata janë të njohur brenda dhe jashtë vendit.

Për KS “Tirona” dhe për dashamirësit e tij sportivë, Skenderi mbetet i respektueshëm jo vetëm si sportist shembullor por dhe si model i sjelljes njerzore, në punë, në aktivitetet sportive dhe në shoqëri.

Për merita pune dhe sportive ka marrë edhe titujt “Mjeshtër i Sportit”, ”Nderi i Qytetit të Tironës” dhe ”Nderi i Sportit Shqiptar”. Eshtë dekoruar edhe me Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit ll.

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.