Ali Erebara
Ali Erebara

U lind më 14 maj 1897 në Dibër. Studimet e mesme i kreu në Selanik në Vitet 1908 – 1912. Ndoqi gjimnazin ushtarak në Bullgari si dhe një shkollë kavalerie atje. Në vitet 1922 – 1923 ishte anëtar i komisionit të kufijve.

Ali Erebara
Ali Erebara

Më 1923 – 1929 ndjek në Torino shkollën ushtarake pranë Universitetit të Drejtësisë. Më 1928 mori gradën major. Nis karrierën ushtarake duke u emëruar nënkolonel pranë shtabit madhor.

Në vitet 1932 – 1933, Ali Erebara ishte kryetar i gjyqit ushtarak. Më 30 dhjetor 1933 lirohet me kërkesën e tij dhe ushtron profesionin e avokatit. Më 12 mars 1940 dekretohet kryetar i Bashkisë së Tiranës; pastaj prefekt i Tiranës duke u graduar prefekt i klasit të parë.

Ali Erebara ishte prefekt i Tiranës në periudhën 22 dhjetor 1941 – 16 mars 1942, duke qenënjëkohësisht kryebashkiaku i kryeqytetit. Më 17 mars 1942 emërohet së bashku me Koço Tasin inspektor i përgjithshëm i Kryeministrisë. Por jep dorëheqjen dhe shkarkohet menjëherë më 16 prill 1942 (”Fletorja Zyrtare, 21 prill 1942).

Njihte shumë gjuhë të huaja. Pësoi persekutim përgjatë regjimit komunist.

Vdiq në Tiranë në vitin 1979

"TIRANA, PREFEKTET DHE NENPREFEKTET E SAJ 1912-2017"
“TIRANA, PREFEKTET DHE NENPREFEKTET E SAJ 1912-2017”

Shkëputur nga libri “TIRANA, PREFEKTET DHE NENPREFEKTET E SAJ 1912-2017” me autor: Gazmend A Bakiu dhe Kastriot Dervishi, faqe 84.