Lagjja Ali Bej Qorraliu
Lagjja Ali Bej Qorraliu

NGA LAGJJA “ALI BEJ QORRALIU” tek TIRONA E SOTME
–FAMILJA ATDHETARE QORRALIU–

Dikur, një nga lagjet e Tironës është quajtur lagjja “Ali bej” (sot lagja e Brrakës).Bëhejfjalë për lagjen Ali bej Qorraliu ku kishin pronat dhe banonin
Qorralinjtë një nga familjet më të vjetra autoktone të Tironës.

Në bisedë me zotin Gazment Dibra, nga babai bir i një familje të madhe nga Dibra, stërnip i Iljaz pashë Dibrës. Dhe nga nëna nga Qoralinjtë mësojmë se Qorraliu më i hershëm që njihet është Hasan Qoraliu i cili u martua dhe lindi djalin e tij Ali Qoraliu i cili për meritat e tij në jetë dhe për pasurinë që posejdonte u quajt Ali bej Qoraliu.

Ali bej Qoraliu u martua dhe trashëgoi tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, dhe konkretisht Mashar Qoraliu i datëlindjes 1860 dhe djali tjetër Mahmut Qorraliu, dhe vajza e quajtur Qamile Qoraliu.

Për shkak të Vlerave të larta familjare dhe personale ata u
martuan në familje të shquara dhe të fuqishme.

Mashar bej Qoraliu u martua me vajzën e Xhemal Agë Beshirit,
të birin e Hysen agë Beshirit.

Djali tjetër i Ali bej Qoraliut, Mahmut Qorraliu u martua me vajzën e një guvernatori të Kajros` Egjipt, të quajtur Azis Pasha. Ali bej Qoraliu ka patur një pasuri shumë të madhe në Tironë, po kështu edhe toka bujqësore në Yzberisht, në Hamallë të Gjirit të Lalëzit e cila në atë kohë përfshihej në nënprefekturën e Shijakut.

Kjo familje qytetare dhe atdhetare tironase siç do ta shohim ka trashëguar nga pasuritë më të mëdha jo vetëm në Shqipëri, Tironë, Durrës, por ka trashëguar pasuri edhe në Egjipt duke qenë se vëllai i tyre Mahmut Hamdi Pasha Arnauti pasi vdiq nuk la asnjë trashëgimtar përveç vëllait të tij Mashar dhe motrës Qamile. Familja Qoraliu si një nga familjet më të hershme të Tironës është pjesë e rëndësishme e historisë së këtij qyteti dhe si e tille ajo duhet parë, për vlerat jo vetëm familjare, por edhe kombëtare.

Për të shkruar historinë e familjes Qoralliu, për të realizuar këtë detyrë, sa fisnike aq edhe me vlera, për të ndërtuar në mënyrë kronologjike historinë e kësaj familjeje, që zë një vend nderi në jetëshkrimin e Tironës si qytet, hartuesi. intelektuali Fatmir Babameto është bazuar në disa libra dhe në burime arkivore.

Por ndihmesën me të madhe siç thekson vetë ai, ja ka dhënë një person me shumë vlera në familjen Qoraliu, të zonjës Bibika Starova e cila me intelektin, zgjuarsinë dhe me memorien e saj të admirueshme i ka renditur atij këto kujtime.

Pra duke u bazuar në literaturë, në shtypin e kohës dhe në tregimet e njerëzve të kësaj familjeje është realizuar ky jetëshkrim.

Sipas konkluzioneve të nxjerra nga këto materiale rezulton se zanafillën familja Qoralliu e ka aty nga mesi i shekullit të tetëmbëdhjetë ku i pari i tyre rezulton që të jetë Ahmet Dida, i cili e ka origjinën nga Egjipti

Ahmeti ka qenë një tregtar i mësuar i cili për ta zhvilluar më tepër këtë aktivitet ka ardhur në Shqipëri dhe është përqendruar në fushat e Tironës.
Nga investimet që ka bërë në aktivitetin e tij tregtia jo vetëm u zgjerua, por nga ana tjetër ka dhënë një ndihmesë modeste në zhvillimin e qytetit, si në atë të punësimit të njerëzve.

Ahmet Dida në aspektin familjar ka qenë i martuar dhe ka patur një djalë që e kanë quajtur Mahmut Dida . Tek ai në rininë e tij janë vënë re shenja të theksuara inteligjence, kurioziteti për të mësuar çdo gjë që e rrethonte.

l bazuar në këto i ati e dërgoi Mahmutin të vazhdoi studimet për ciklin e dytë dhe të tretë (shkolla e lartë)në Stamboll ku u kompletua me njohuri të gjera për kohën.
Me kthimin e tij ai filloi të punojë në administratën shtetërore dhe në punë pati rezultate të mira por ju rritën edhe të ardhurat ekonomike.

Flitet, por dokumente nuk ka, që në atë kohë në qytetin e Tironës u shtuan ndërtimet me karakter privat, publik dhe fetar dhe në këtë ulli ai ka ndërtuar edhe shtëpinë në pazarin e vjetër gjë që përputhet më vjetërsinë e saj, mbasi edhe aktiviteti i tij duhet të ketë qenë në atë zonë, në dekadën e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
Nga fillimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë Mahmuti martohet dhe nga kjo martesë ju lindi një djalë që e kanë quajtur Ali Dida.

Me lindjen e Aliut mund te thuhet se familjes ju shtua një person që me aftësitë e tij ka bërë histori.
Tek adoleshenti Ali Dida janë vene re tipare të një njeriu të heshtur, i prerë në mendime, kureshtar për të njohur edhe të panjohur, i dashur dhe trim.
Duke parë këto veti tek Aliu, i ati e dërgon për studime në shkollën ushtarake në Stamboll rreth viteve 1830-1840 ku ai u dallua për rezultate të larta.

Ushtria perandorake duke parë aftësitë e tij e ka dërguar me shërbime ne vendet me problematike, por vetëm në Shqipëri jo, nga ku ai ngjiti me shpejtësi shkallët e karrierës ushtarake, mbasi formacionet i komandonte në vijën e parë të frontit, jo prapa ku siguria ishte më e madhe.

Aliu, jo vetëm kaq por ai kishte një veti që në shumë raste ai luftonte në këmbë ose në gjunjë gjë që ja rriste rrezikun e asgjësimit. Kjo mënyrë luftimi i shqetësonte jo vetëm bashkëluftëtarët, por edhe instancat e larta ushtarake. Këto veprime bënë që atij ju dha titulli i nderit “trim” që do të thotë “Qoraliu”. Kështu, pas kësaj, Ali Dida nuk do të thirrej më me mbiemrin Dida por “Qorraliu” mbiemër të cilin e kanë trashëguar edhe sot e kësaj dite pasardhësit e tij.

Shqipëria duke qenë provincë e perandorisë otomane ishte tepër e prapambetur, ku mallrat dhe kapitalet austro-hungareze dhe italiane mësynin ekonominë e vendit.
Këtu ishte zhvilluar kapitali tregtar dhe fajdeja. Varfëria në radhët e zanatçinjve, fshatarëve dhe çirakëve ishte aq e madhe sa njerëzit e thjeshtë detyroheshin që të merrnin rrugën e kurbetit. për të siguruar një farë të ardhure për të ndihmuar familjet në Atdhe.

Vuajtjet e popullit shqiptar, largësia ku Aliu kryente shërbimin si dhe takimet që ai zhvillonte me bashkëkombësit e tij, ndikuan tek ai që të hidhte shikimin nga Shqipëria, por kurdoherë i kujdesshëm, pasi qenia e tij si ushtarak i shtonte rreziqet.

Ai duke qenë në Turqi ka patur miqësi dhe ka marrë pjesë në takimet me atdhetarët shqiptarë si me Ymer Prizrenin, Ahmet Koronicën dhe me disa të tjerë dhe në ilegalitet në vitin 1877 merr pjesë në Komitetin për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare ose dhe në
Komitetin e Stambollit, në të cilin merr pjesë Vaso Pasha, Sami Frashëri, Ymer Prizëreni e të tjerë dhe në krye të këtij Komiteti ishte Abdyl Frashëri.

Duke parë se qëndrimi i tij po binte në sy për të keq largohet nga ushtria perandorake dhe shkon në Egjypt ku gjeti përkrahjen e mbretërve egjiptianë për tu futur në radhët e asaj ushtrie.

Mbas disa kohësh duke parë se lëvizja e popujve të Ballkanit po merrte përmasa të mëdha largohet nga Egjipti dhe kthehet në Atdhe.

Në aspektin familjar, Aliu kishte krijuar familje me Teftën me të cilën kishte tre fëmijë, Masarin, Mahmutin dhe Qamilen. Dhe Aliu si paraardhësit e tij i shkolloi djemtë duke i dërguar në Stamboll.

Masari, djali i madh i Aliut në shkollë, krahas studimeve bënte një jetë aktive edhe në problemet shoqërore. Ai dallohej për atdhetarizmin e lartë, për shpërndarjen nëpër qarqet shqiptare të ideve të rilindësve për pavarësi dhe për shkëputje nga perandoria osmane.

Ai propagandonte në qarqet studentore dhe me ardhjen në Atdhe, punoi kundër ligjit për reformën ushtarake të nizamit që kishte për qëllim të mobilizonte të rinjtë shqiptarë për të kryer shërbimin ushtarak larg vendit dhe që mobilizonte njerëzit nga mosha 15-30 vjet.

Me kthimin në Shqipëri ai u shqua edhe për përkrahjen e vendimeve të Lidhjes së Prizërenit.
Duke qenë i brumosur me tipare atdhetare ai përkrahu themelimin e shtetit egjiptian të Mehmet Aliut dhe së bashku me disa
bashkatdhetarë të tjerë shkuan atje.

Kush ishte Muhamet Aliu? Ai ishte një i mërguar shqiptar nga Zëmblaku i Korçës i cili në krye të forcave demokratike vendase mundi të shpartalloi forcat mamluke (komita) që plaçkisnin karvanët dhe qytetet dhe organizoi shtetin egjiptian.

Mbasi u kthye në Atdhe, Masari merr pjesë në mënyrë aktive në qëndresën kundër sundimit osman. Si dhe në mbrojtje të tërësisë territoriale të vendit që rrezikohej nga pretendimet shoviniste të forcave sërbe, greke dhe bullgare. Ata me anë të bandave të armatosura masakronin nëpër krahina të popullit shqiptar.

Në këto rrethana që u krijuan u pa e nevoj shme nga patriotët shqiptarë që të organizoheshin më mirë lëvizjet e armatosura kundër ndërhyrjes së huaj.

Në maj-qershor të vitit 1912 lëvizja kryengritëse kishte përfshirë të gjithë vendin.
Në zonën Tironë-Shijak-Krujë forcat kryengritëse zhvilluan veprime luftarake. Ato të udhëhequra nga Abdi Toptani u bënë shqetësim për forcat turke. Në këto veprime dha kontributin e tij edhe Masar Qoraliu.

Ballkani në këtë kohë ziente jo vetëm kundër pushtuesve që ishin në agoni, por edhe për të zgjeruar territoret e tyre në dëm të popujve më të vegjël, dhe më të paorganizuara dhe sidomos kundër Shqipërisë.

Forcat serbe duke përfituar nga situata filluan përparimin e shpejtë drejt Shqipërisë së mesme. Për të penguar këto veprime atdhetarët shqiptarë të Shqipërisë së mesme pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës ngritën Flamurin kombëtar më 26 nëntor 1912, veprim i cili i vuri përpara një fakti të kryer ushtrinë sërbe se këtunuk ka armiq siç pretendonin ata por një qytet si Tirona që është i pavarur e megjithatë ata vazhduan pushtimin.

Në këto veprime dhe momente solemne krahas Ismail Ndroqit, Hafiz Ibrahim Dalliut një kontribut të çmuar ka dhënë edhe Masar Qoraliu. Për kontributin e dhënë në luftë kundër pushtueseve dhe për ngritjen e Flamurit në Tiranë është dekoruar me motivacionin:
“Pjesëmarrës i ideve të Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës në ngritjen e Flamurit Kombëtar në Tironë” me dekret 1159, 20. 7. 1995

Vëllai i Masarit, Mahmut Qoraliu ideuar nga situata dhe Masari ka dhënë ndihmesën e tij për rritjen e ndërgjegjes patriotike në radhët e shoqërisë shqiptare në Turqi. Në brumosjen e Mahmutit një ndikim ka patur edhe kunati i tij, vëllai i gruas, një nga gjeneralët e ushtrisë turke, Aziz Izet pasha i cili kishte pikëpamje përparimtare lidhur me vendin tonë.

Pavarësia e vendit familjen Qoraliu e gjen të shumuar në numër. Në atë kohë Aliu sapo kishte mbushur moshan 23 vjeç, Ahmeti 19 vjeç, Rakipi 12 vjeç, Nethedini 7 vjeç dhe Hasani 4 vjeç.

Dy nga djemtë e Masarit, Aliu dhe Ahmeti mbaruan shkollën për ekonomi në Selanik ndërsa Nexhmedini mbaroi shkollën për gjuhën frenge dhe italiane si dhe për jurisprudencë në Itali.

Vitet e para pas Pavarësisë. Shqipërinë e pllakosi një kaos i plotë politik dhe gjëndja e keqe ekonomike. Shovinizmi grek si dhe ai serb përbënin kërcënim serioz për pavarësinë e saj.

Në këtë kohë pjesëtarë të familjes Qoraliu dhanë ndihmesë për krijimin e batalionit me vullnetarë nga Tirona, Shijaku dhe Kruja për të ndihmuar në Shqipërinë e jugut, por ky formacion nuk pati jetë të gjatë pasi forcat kryengritëse të Haxhi Qamilit i shkatërruan.

Kryengritësit e Haxhi Qamilit nuk kishin për ideal mbrojtjen e Shqipërisë, por ata kërkonin largimin e Princ Vidit, kthimin e Shqipërisë nën sundimin turk, përdorimin e alfabetit turk-arab në gjuhën shqipe si dhe ngritjen e flamurit turk.

Kjo situatë solli që shumë atdhetarë tironas ju kundërvunë rebelimit të Haxhi Qamilit nëpërmjet formave të ndryshme, gjë që solli që shumë prej krerëve të tyre u larguan nga trupat kryengritëse siç qenë Hafiz Ibrahim Dalliu. Rexhep Pazari, Ibrahim Hallulli, Adem Seit Kruja, Xhemal Pazari, Ali Qoraliu, Ahmet Qoraliu që sapo kishte mbushur 21 vjet etj.

Ahmeti si atdhetar ka bërë një luftë të madhe në këtë kohë në dy drejtime. E para ai luftoi pikëpamjet shoviniste për konvertimin e popullsisë në drejtim të fesë që ishte një ndër format më të egra të dhunës politike dhe të gjenocidit për shkombëtarizimin dhe asimilimin e shqiptarëve dhe së dyti në përhapjen e gjuhës shqipe.

Në vitet e mëvonshme nga familja Qoraliu duken pikëpamje nga më progresivet e kohës. Djali i madh i Aliut, Masari, qysh në vitet 1930, kishte pikëpamje idealiste dhe ishte për pluralizmin e ideve politike në Shqipëri. Ai së bashku me përfaqësues të shtresave të ndryshme si me ushtarakun Ali Shefqet Shuaipin, me komandant Riza Cerova dhe Asim Vokshin, me intelektualët Zenel Hekalin dhe Mustafa Kaçaçin, me Ramiž Dibrën dhe shumë të tjerë, organizuan kryengritjen e Fierit dhe filluam të marshonin në drejtim të Tironës. Rrugës ata u ndeshën me forcat e xhandarmërisë dhe pas përleshjeve ata u thyen.
Shumë prej tyre morën dënim më vdekje, ndër ta edhe Ali Qoraliu por nga ndërhyrjet që u bë te Mbreti Zog, disave ju fal jeta.

Nexhmedini pasi mbaroi studimet kthehet në Shqipëri ku ka punuar si profesor në Tironë. Ai gjatë periudhës si profesor ka edukuar tek brezi i ri ndjenjat patriotike dhe përhapte ide përparimtare.

Pushtimi i Shqipërisë i gjeti djemtë e familjes Qoraliu me pikëpamje nacionaliste dhe antikomuniste.

Ata ishin kundër pushtimit fashist dhe kjo duket nga ndihmat e mëdha ekonomike që ju dhanë forcave të rezistencës. Mbas çlirimit, familja Qoraliu si shumë familje nacionaliste ju nënshtrua kalvarit të pafundmë të persekutimit moral dhe ekonomik. Në drejtimin ekonomik familjes Qoraliu ju sekuestruan vlera të shumta monetare, vlera të çmuara nën etiketën se ato ishin fituar në mënyrë jo të ligjshme dhe se janë krijuar gjatë luftës etj. E vërteta e kësaj pasurie nuk e ka bazën tek fitimet nga lufta, por ajo vinte si trashëgim nga të parët e tyre nga jashtë vendit. Edhe në drejtim moral dhe njerëzor, egërsia e kalvarit të persekutimit
ishte shumë i egër.

Në shkurt të vitit 1951 sajesa e hedhjes së bombës në ambasadën sovjetike përfshiu edhe familjen Qoraliu. Aliu si një nacionalist megjithëse kishte ndihmuar luftën me vlera monetare dhe produkte ushqimore u vu në listën e zezë të sigurimit të shtetit si njeri që kish minuar miqësinë me popujt sovjetik, gjë që i kushtoi humbjen e jetës.

Në mars të vitit 1953 vdiq Stalini. Në mitingun e përmortshëm që u mbajt në Tironë, Ahmeti, djali i dytë i familjes Qoraliu nga që nuk mundi të ulej në gjunjë në sheshin “Skenderbej” në momentin që Enver Hoxha po bënte këtë gjë, ai arrestohet, dhe dënohet si
armik i miqësisë të dy popuj ve duke bërë 1799 ditë burg.

Persekutimi ndaj kësaj familjeje vazhdoi edhe më vonë, kur asaj ju refuzua dhënia e triskës së bukës dhe për ushqime apo kur një vajze të Ahmetit nuk ju dha e drejta e banimit në Tironë, por e lanë në një fshat të Kavajës.

Kjo qe historia e familjes atdhetare tironase Qoraliu që interesat e saj i ka patur gjithmonë të lidhura ngushtë me ato të kombit dhe të qytetit ku ajo ka dhënë një kontribut të çmuar. Për këtë, Ali dhe Ahmet Qoraliu, janë nderuar nga instancat më të larta të vendit me dekorata për kontributin e tyre atdhetar dhe qytetar në shërbim të çështjes kombëtare dhe të arsimit shqip.

Ta pasur dhe të hershëm janë Qoralinjtë
E mbi të gjitha në breza atdhetarë
Për Tironën u bënë forcë dhe dritë
Në shtegtimin e tyre qytetar…

Shkëputur nga “100 Familje Autoktone Tironase”

Publikohet për her t`par në faqen Tirona

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.