ALBANOPOLIS - Nga Osman MYDERRIZI
ALBANOPOLIS - Nga Osman MYDERRIZI

A ka ekzistue me te vertete qyteti Albanopolis me ket emen kombtar me te cilin u quejten Shqiptaret prej te huejsh mbas periudhes se pare Ilire?

Ata qe jane marre me historine e vjeter te Shqipnis, te gjithe jane gati te nje mendimi se qyteti Albanopolis ka ekzistue; po, mjerisht gjer sot as njani prej tyne ska qene ne kondita me shenue me siguri se ku ka ene ky qytet.

Per Albanologun Austrijak, Hahn-in (1), ky qytet duhet kerkue nder germadha te Zgerdheshit, qe gjinden ne qark te Krues; per gjeografin Francez Dezdevizes (2) e per Milan Sufflay-n (3) ne qytetin e Krues, per Emile Isambert-in (4), H. heckuard-in(5), Fredericie Gilbert-in(6) e Antonio Baldacci-n(7) ne qytetin e Elbasanit ase me ndonje vend afer ketij qyteti.

I pari shkrimtar i kohes se vjeter qe permend Albanopolis asht Klaud Ptolomeu i Aleksandris. Mbasandej ky qytet nuk permendet me. Ndofta ne kohe te dyndjes se barbareve u shemb e u rrenue ase me pushtimin roman nderroi emen e u ba Skampa a ndonji qytet tjeter.

Ptolemeu ne gjeografin e tij 130 vjet pas Krishtit, Albanopolis-in e permend si nje qytet te nje fisi Ilir qe rrinte ne Ilirin Jugore ne lindje te Leshit a Durrsit dhe qe quhej Albanoi-t.

Per vec Albanopolis po edhe per Alvani gjer ne gjysmen e pare te shekullit te 2 nuk bahet fjale e nuk shkruhet me prej kerkuj.
Ne te dytin shekull ne kryengritjet qe bahen ne rrethe te Durrsit kundra Bizancit, fillojne historianet Bizantine te permendin e te shkruejne per her te pare per nji popull qe merr pjese n`ato kryengritje dhe quhet Alvanos. Prej kesaj date ky popull fillon ta tregoje vehten gjithnji dhe te permendet shpesh here prej te huejsh.

Kuptohet vetiu se ky popull qe permendin shkrimtaret Bizantine nuk jane tjeter vecse Albanoi-t te Ptolemeut. Per te caktue tashti se ku gjindet Albanopolis, duhet pak shume me dite kufijte e Alvanoi-vet te Ptolemeut, q`asht i pari dhe i mbrami qe permend at qytet.

Ptolemeu tue thane se Albanoi-t gjindeshin ne lindje te Leshit e te Durrsit, vend-banimit te ktij fisi i cakton gati kto kufij: ne veri malet qe dajne luginat e Nderfandenave e fushat e bregut te Matit nga qarku i Leshit; e ne juge malet e Krrabes qe dajne qarkun e Tiranes nga Elbasani.

Shkrimtarja Bizantine Anna Komneni, ne librin e jeteshkrimit te babes se vet Aleksit (1081-1118) shkruen se,  Abanon d.m.th. vend-banimi i Albanoi-vet shtrihej prej Durresi gjer ne Diber. Tue marre per baze ket shkrimtare nofta, edhe zoti H. Kiepert ne karten historike te shekullit 17 “Illiricum et Thracia”, Albanoi-t i shenon tamam ne drejtimin Durres-Diber por i shperndan ne veri nga Leshi, e ne jug nga Elbasani. Ato qe shkruen Anna Komneni e i shenon Kiepert, i perserit edhe Milan Sufflay, se fisi Arben qendren e tij e ka pas ne mesin Shqiptar me dega per mes qendres kryesore te Ballkanit d. m. th. ne drejtim te rruges se vjeter “Via Egnatia”

Per vec ketyre shkrimtareve qe pak a shume na ndihmojne me caktue kufijte e vend-banimit te Albanoi-ve asht edhe Kisha Katolike qe ne gjysmen e dyte te shekullit te 12 krijon Ipeshvin e Albanensis qe vazhdon her me vete e her bashkume me Ipeshvin e Krues. Te bashkumit e ksaj Ipeshvije me Ipeshvin e Krues ne 13-tin shekull dhe te bamit e qytetit te Krues si qender e Ipeshvis e ban me besue Desdevizes-in se Kruja asht Albanopolis i vjeter.

Per vec ktyre burimeve per Albanoi-t a Arbanon-in, kemi tashti edhe burime te tjera lokale q`u zbuluene kto kohet e fundit.

Ne 1927, Zoti Mati Logoreci ne bashkpunim me Zotin Karl Gurakuqi, ne revisten pedagogjike te Ministris s`Arsimit, kishin fillue me botue nji fjalor te “Gjuhes Shqipe” dhe kishin shenue ne radhen e fjaleve qe fillojne me A, fjalen Arben tue i dhane kuptimin e fjales fushe. Kjo fjale mas shpjegimesh qe u muren gojarisht nga Z. Logoreci kishte pas qene ndegjue prej nje prifti te Lacit ne Kurbi pa u pase hollesi te shumta mbi te.
Tue i dhane randesi kesaj fjale qe dukej se do te zberthente ceshtjen e emrit Arbeni, u gjurmue prej nesh me kujdes dhe u bane hetime rreth saje cok ne vend. Krahina e Kurbinit perban nji pjese te Malcise se Krues dhe ka mbet gati si e pa trazueme prej te huejsh. Tradicionet  Shqiptare te vjetra ne ket krahine ruhen ene me thjeshtesi  pse fuija shkatrruse turke se mrrini kurr ket ane. Krahina ka 16 katunde prej te cileve disa jane per te gjate rruges qe shkon per Shkoder e disa jane ma felle neper male te veshtira.

Katundet qe jane prane rruges si Miloti e Laci me fjalen Arben shenojne nje krahine qe fillon prej Dervendi e Luzi e zbret poshte nder fusha pa i caktue nji kufi ne juge. Katundet qe jane perbrenda si Gallata, per Arben njohin ate ane qe dahet prej Kurbini me ane te udhes Shkodres  tue fillu ne veri nga bregu i Matit dhe tue zbrit poshte nga fusha e Prezes e Shjakut.

Ndryshimet qe bejne katundet e Kurbinit ne caktimin e kufijve t`Arben-it rrjedh nga shkaku se katundet prane rruges i kan nji pjes tmadhe tarave te tyne pertej rruges n`Arben e keshtu ate pjese e konsiderojne si pjese te Kurbinit, kurse katundet si Gallata jane shume larg nga Arbeni e skane te bajne me fushat e saje.

Fjala Arben pra per Kurbinin shenon tamam anen ne te cilen Ptolemeu 18 shekuj perpara e shenon si vend-banimi i Albanoi-ve me qytetin Albanopolis. Po shtojme se Kurbinasit vehten e njohin per malsore e per Arbnore njohin vetem banoret e Arbnit, qe si fjale ka kuptimin e fushes qe shtrihet ne mes te malit e te detit tue perdore posacerisht vetem per ket ane.

Arbni a zbret ne Elbasan a jo, ne Kurbin skuptohet dot. Tue shikue perdorimin e fjales Arben qe Elbasani e Peqini e perdorin per Arbenuer, krejt e ne nji menyre te posacme e jo ashtu si perdoret ne Kurbi, Krue, Tirane, duket se heret Aerbni fillonte ne breg te Matite mbaronte me fushat e Tiranes e Kavajes. Sa per Mat, Diber e malsi te tyne fjala Arben snjihet fare.
Duhet shtue ktu se kjo fjale asht kerkue nder gjind qe si ka prek shkolla se per ndryshe gjuha e shkrueme fjalet; Arbeni, Arbnesh e Arbnuer i ka perhap gjithkund si sinonime te vjeter te fjaleve Shqipni e Shqiptare.
Fjala e vjeter Arbni qe perdoret ne Kurbin asht me gjini mashkullore, kurse fjala e pergjithsueme ma mrapa per te tane Shqipnin asht me gjini femnore.

Tashti pra qytetin Albanopolis do ta kerkojm tamam ne krahinen e shenueme nga Prolomeu si vend-banim i Albanoi-ve ndermjet  lumit te Matit e te maleve te Krrabes, pa u perhape ne Diber e vise te tjera ku e shtrine Arbanon-in Anna Komneni.

Zoti Dezdevizes si prove per qenien e Krues Albanopolis i vjeter, thame se, permend te bamit e saje ne 13-en shekull si qender e Ipeshvis Albanensis. Mirpo relacioni i botuem i D. Shtjefen Gasparit qe vizitoi diocezet Shqiptare ne 1671, na ban me kuptue se katedrali i Ipeshvis Albanensis Shen Pjetri, nuk ishte ne Krue por ne nji ane tjeter anej nga Mamli prane maleve te Krrabes. Tue dite mbasandaj se Ipeshvija Albanensis ka qene me vehte e se Kruja sht nji qytet mali e ska t`baje me Arbnin qe asht nji krahine fushore, ste bahet me besue kurr se si, se Albanopolis mund te gjindet ne Kruen e sotme.

Me gjasa ma te shuma, Albannopolis mund te kerkohet ne rrenime te Zgerdheshit, keto rrenime se pari u zbuluen prej G. J. Hahn-it mbasandej u eksploruene dhe u studjuene gjer diku prej arkeologeve Praachnicher dhe Schober.

Rrenimet gjenden ne Kakarriq ne nji lgje te Zgerdheshit qe mban prej Krue nja dy ore e prej Krojt te Fokes ne rruge te Krues nja 10-15 minuta.

Shkeputur nga Gazeta Minerva 15 Qershor 1933

Publikohet per her t`par online & per her t`par ne faqen Tirona

Pergatiti per faqen Tirona  Olsi Ferazini

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.