Vegim Xhani

Vegim Xhani (1940-2017). Aktor. Lindi në tiranë, më 26 qershor 1940.

U bë një nga aktorët e mirënjohur të humorit qysh me aktivizimin e tij në Lëvizjen Teatrore Amatore të qytetit të lindjes, prej nga, me 1976, filloi pune si aktor profesionist në Estradën e Tiranës, ku vazhdoi derisa doli në pension. Interpretoi nëmjaft material tëlarmishme për teatrin e estradës, si komedi tëshkurtra, skeçe, monologue, dialogë, pantomima.

Vegim Xhani
Vegim Xhani

U shqua posaçërisht nëinterpretimin e parodive dhe kupleteve, ku shfaqi aftësi vokale e muzikore, që e radhitën në aktorët më të pëlqyer në këtë gjedhe të humorit. Aktrimi I tij kishte nur komik, hijeshi skenike, finesse, sidomos në njëmendësimin e tipave fshatarë, disi të leshtë, pijanecë, dembelë, lakimtarëapo e njerëzve pa të keq, baballëk, prej zones së Tiranës.

Nga figurat e bukura të realizuara prej tik ka qenë edhe ajo e rojës ballist në dramatizimin e poems Epopeja e Ballit Kombëtar e Sh. Musarait, më 1972, si dhe ajo e katundarit nëkomedinë Revolja e humbur të Koço Devoles*, më 1995. V. Xhani ka luajtur edhe në tri filma, nisur me disa role në filmin Kur hiqen maskat, 1975 – një kolazh me materialet më të bukura të Estradës së Tiranës.

Komuniteti Tironas "Venaliu"
Komuniteti Tironas “Venaliu”