Agustin Kola
Agustin Kola

Përherë “bardheblu”, kjo është motoja e Agustinit, lindur më 10 maj 1959 në Tironë. Të dhënat sportive, të dukëshme që kur ishte nxënës, i shfaqi me akrobatët e të shkollës, më vonë edhe me cirkun e qytetit, por, si shumicën e fëmijëve, edhe atë e tërhoqi futbolli. Puna sistematike në shkollën e mjeshtrisë dhe në ekipin “Shkëndia”, si dhe përfundimi i shkollës së lartë të mjeshtrisë më 1983 pranë ILKF “Vojo Kushi”, e ngritën cilësisht atë.

Duke i shtuar talentit, pasionin, vullnetin, këmbënguljen në përgatitje, temperamentin, çiltërsinë dhe shpirtin e shkëlqyer i garës, që ishin karakteristika të tij, ai fitoi admirimin e të gjithë sportdashësve. Me KS “17 Nëntori”, Agustini bëri 21 vjet deri në mbyllje të karrierës së shkëlqyer futbollistike.

Në kategorinë e parë, ka luajtur afërsisht 440 ndeshje të kampionatit dhe mbi 160 të kupës së Republikës. Me atë brez moshatarësh të shkëlqyer (me Mingën e ndajnë dy muaj, me Muçën, dhjetë muaj etj.), ai është fitues i shtatë titujve kampionë (1982, 1985, 1988, 1989, 1995, 1996 dhe 1997) si dhe i tre kupave të Repuplikës. Në këto aktivitete është shpallur dy herë (1987-1988 dhe 1988-1989) golshënuesi më i mirë i vitit.

Me klubin e vet, ai ka luajtur mjaft ndeshje ndërkombëtare brenda dhe jashtë shtetit. Po, më të spikaturat janë kualifikimet për në turin e dytë të kupës së kampionëve, e sidomos ajo me “Linfild” të Irlandës (nuk u vazhdua më tej sepse politika e atëhershme nuk pranonte të ndesheshim me një ekip rus të caktuar sipas shortit), me “Dinamo” të Bukureshtit etj..

Agustini ka qenë pjesëtar aktiv në ekipin kombëtar “Shpresa”(nën 21 vjeç), me të cilin, me fitoren 7-1 ndaj rumunëve në Tironë, është shpallur kampion i Ballkanit më 1978. Ai ka zhvilluar edhe 22 takime me përfaqësuesen shqiptare, ndër të cilat veçohet ndeshja dhe goli i tij në Poloni (2-2) më 1983 dhe fitorja 2-0 ndaj Belgjikës në Tironë.

Në kuadrin e klubit, ai ka tre “rekorde”, 132 gola të shënuar në aktivitetet kombëtare, katër në ato europiane dhe 15 vjet në përfaqësusese.

Në kampionaton grek ka luajtur me ekipet “Egahia” e “Kalkiva” të Athinës dhe me atë të Janinës (1991-1995). Rikthehet te KF “Tirona” për t’i shtuar edhe një trofe të shkëlqyer, 12 pikë larg vendit të dytë. Duke qenë po me klubin e tij të zemrës KF “Tirona”, ka qenë trajner i minifutbollit.

Si ndër krenaritë e sportit tiranas, ai është përfshirë në ”Librin e Artë” të KS “Tirona”. Mban edhe titullin ”Nderi i Qytetit të Tironës”.

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.