Selman Stërmasi (1908-1976) ishte një futbollist, trajner dhe president i skuadrës KF Tirana dhe cilësohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe një nga trajnerët më të famshëm.

Gjatë viteve 90 Stërmasi u nderua nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila i dha emrin Selman Stërmasi stadiumit të dytë më të madh në Tiranë: Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Në 1934 ai doli kampion në kërcim së larti (1.71m).

Historiku i jetës
9 maj 1908: Lindi në Tiranë
1925: Anëtar i kryesisë së shoqërisë “Agimi”
1926: Një nga themeluesit e shoqatës “Sport-Klub Tirana”, duke i ofruar edhe ndihmë financiare


1928: Kryen studimet në Akademinë e Edukimit Fizik të Romës
1930-1938: Në shtatë sezone futbollistike, gjashtë herë kampion kombëtar me ekipin “Sport Klub Tirana”, duke u spikatur në lojën e fortë, elegancë dhe teknikën e lartë.


1934: Rekordmen në kërcim së larti me rezultatin 1.71 m.
1933, 1934, 1935: Pjesëmarrës në Olimpiadat Ballkanike të organizuara përkatësisht në Athinë, Zagreb dhe Stamboll.
1937: Presidenti i parë i “Sport Klub Tiranës”.
8 prill 1939: Organizator i demonstratës antifashiste që u zhvillua në Tiranë.

1944-1946: Trajner i “Sport Klub Tiranës”. Ekipi del nënkampion dhe zhvillon disa takime ndërkombëtare me skuadra të njohura jugosllave, si “Ylli i Kuq”, “Lubjana”, “Maqedonia”, “Metallac”, “Buduçnost”, etj.
1945: Rikrijohet Federata e Sporteve të Shqipërisë, duke qenë anëtar i Këshillit të saj.


1946: Largohet në mënyrë demonstrative nga konferenca e organizuar, duke kundërshtuar vendimin për ndërrimin e emrit të klubit nga “Sport Klub Tirana” në “17 nëntori”
9 nëntor 1976: Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë, azotemi në veshka.
26 maj 1993: Këshilli Bashkiak i Tiranës vendos që stadiumi “Dinamo” të emërrohet stadiumi “Selman Stërmasi”.

Referenca
^ Erlet Shehi. “SK Tirana”. digilander.libero.it. Marrë më 13 prill 2011.
^ Biografia e Selman Stërmasit në zeriyt.com
^ Uvil Zajmi (27 nëntor 2015). “”Selman Stërmasi”, si u ndërtua për Dinamon nga të burgosurit”. Panorama Sport. Marrë më 2 mars 2019.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.