Foto Ilustruese - Tifozet Bardheblu
Foto Ilustruese - Tifozet Bardheblu

Kampionati 78-79. Fundi i fazes pare na gjen mbas kaq vjetesh ne krye te klasifikimit bashk me Besen. Ne ekip n’at kohe lujshin: Tafaj (Nallbani), Naci, Dhales, Hajri Frasheri, Baci, Ben Cela, Tos Bekteshi, Lushk Zengla, Tit Dibra, Mond Gezdari, Fori Llambi. Tirona 78-80 (per dy vjet) fitoi cdo lloj kupe (deri ato te Sportit Popullor dhe te xx Vjetoreve) por nuk po mundte te merrte Kampionatin. Interesimi I Publikut dhe tifozve ishte ne kulm, cdo te enjte “S. Halili” u mbushte plot per ndeshjet e kontrollit. Ne kte situat, kishim ndeshjen e pare te Fazes 2-te ne Kavaj, me 4 Mars. Kuptohet qe ne ate kohe trasfertat e vetme ishin ato ku mund te shkoshe dhe vijshe me tren. Qe i binte te ndiqshe jasht Durrsin, Besen, Lushnjen, dhe po te ndihte ora verore, Lezhen ose Fierin. Per qytete te tjera, ose duhesh gjet makine, ose do rrishe nji nate atje. Per kte transferte, ku po te fitoshim, mund t,u shkeputshim mbas kaq vitesh, ne krye, planet ishin bo muaj perpara. Por nji fakt tjeter ndikoi per t’a kthy kte ndeshje ne nji legjende.

Ne ½ finale te Kupes se Republikes vehen perballe persri Tirona-Besa. Ndeshja e pare ne Tiran, fund dhjetori, ne mos gaboj, del 1-0 per Tironen. Me 7 janar te 79 ndeshja e kthimit ne Kavaje. Kavajsit, me 0 kampionate dhe 2-3 kupa( ?)kuptohet ishin mpref ne maximum. Interesimi per ndeshjen ne kulm. Ne stadium kishte rreth 1000 tironsa . Un vete nuk kisha shku. Me sa mbaj mend, Tirona fiton me gol te Tit Dibres. Kur erdhen shoket tone ne Tiron, na tregun se kavajsit ne te dalme fillojn me sulmu tironsat. Mbrapa karshise ne Kavaje, sidomos ne dimer , ishte nji fushe me balte. Aty u perleshen dy grupe mjaft te medha tifozash. At dit atje la nom Sel Kalaja. Sela ishte kampion ne mundje te lire (pesha 9 ose 10), dhe ishte nga lagjja dibronve. Lagjja e Lushkut, Tos Bekteshit, Dane Jasharit. Taipit dhe Ben Alles dhe patjeter e Xhomlliksit. Sela se ku kishte gjet nja dy zinxhire dhe ishte pozicionu ne mes te fushes duke rrotullu zinxhiret tamom si Stive Rivers tek Herkuli. Kte histori ma than 2-3 persona te ndryshem. Si perfundim, mbasi i vune perpara kavajsit, marshun fitimtare per tek stacioni i trenit. Kuptohet qe kto ngjarje nuk qene te zakonshme n’at kohe. Jehona e paimagjinushme. Nga 8 janari e pastaj, ne Tiron u fliste vetem se si do shkohet ne Kavaj me 4 mars.

Foto Ilustruese - Tifozet Bardheblu
Foto Ilustruese – Tifozet Bardheblu

……Gdhiu 4 marsi.
Esht e papershrueshme se si pulsonte qyteti ate dit. Shoqnite nga 4-5 veta mbasi u takoshin, filloshin te drejtoheshin per nga treni. Ishte si nji vullkan qe mbruhet dhe mbruhet nga te gjitha anet dhe pastaj niset ne nje drejtim. Une nuk disha ndonji tifoz bardh e blu (qe vinte ne stadium) qe ate dite te mos ishte per rruge. Mjaft veta qene nis me trenat e mjesit (oraret ishin fiks athere, ne mos gaboj 06 :20, 06 :55) Treni i fundit i mengjesit ishte 08:10. Aty ishte perqendrimi ma i madh. Njerez nga te gjitha moshat dhe shtresat, nxanes shkolle, puntore, studente, profesore, te bome njish. Dhe ajo qe ishte me mbreslanse, pa asnji organizim dhe drejtim. Spontane. Origjinale. Krenaria e te qenit Bardh & Blu e perzieme me mllefin per padrejtesite e sistemit, plus vizioni I nji titulli qe mungonte ka kohe, kishin mbrujtun kte amalgame qe drejtohej at dit ne Kavaje. Gati te gjith me buk me vehte, mbeshtjell me qese najloni dhe gazeta, dhe shishe raki ose konjak “skenderbej” per municion.

…Treni me 10-12 vagona u mbush tumllas. Po te bosh llogari qe nji vagon kishte rreth 200 vende ulun, me ato qe rrishin ne kambe dhe te tjere ul tek mbeshtetset e brrylave, i binte cdo vagoni rreth 300-350 veta . Vetem me ate tren udhetuen ate mengjes rreth 3000-3500 vete. Deri afer Durrsit kishte thirrje neper tren, por jo masive.Nga plazhi e mbrapa, entuziazmi nuk u mbajte. Tifozet neper dritare pershendeteshin me parrulla. U ndiente ne ajer se do ishte nji dite e paharrueshme dhe e paperseritshme. Kur ju afruem Kavajes, nuk rinte njeri pa gerthit e brohorit. Treni ishte i gjate dhe kur mbriti ne stacion , u deshte kohe te zbrazesh i gjithi. Mu me qelloi te isha nga fundi. Por njikohsisht isha edhe deshmitar i nji pamje fantastike. Tifozet sa zbritnin nga treni, merrnin rrugen per ne qender. Me thone qe, u kriju nji lume i dale nga shtrati, ishte pak. Ne fillim pak qetsi. Kur mbas nji thirrje te nji tifozi, u cu fuqishem nji TI-RO-NA, TI-RO-NA, qe une nuk e kam ndigju ne at menyre kurr ma ne jeten time. Kaq ishte. Pushtimi i Kavajes po bohesh me menyren me triumfale te mundshme. Filluan koret. «COHUNI DJEMA SHALONI ATIN », « SHQIPJA E ANDEVE »,refrenet e tjera te kendueme. Nji atmosfere e papershkrueshme. Kur mberritem ne qender, gjetem ato qe kishin ardh me trenat e mjesit dhe kishin zaptu qy heret qendren. Gjithashtu, mjaft vete ate dite erdhen ose me kamiona ndermarjesh(Zisa dhe Gaz) ose makina te vogla (Zuk). Kush kishte dicka ne dore neper ndermarrje, pat nxjer makinat me sherbim per Kavaje. Nuk mungoshin edhe dhjetra te tjere me bicikleta. Pa egzagjerim, ne Kavaje ate dite kann qene 8000-8500 vete. Kte e verteton edhe nji fakt tjeter qe do ta permend ne fund. Kuptohet, se kercenimet kavajse, se po u kthyet ne mars do t’ju bojm keshtu dhe ashtu, ishin davarit si avull.
Mbasi hangrem buke dhe nga pak raki neper parqe, (nuk kishte mence ushtrie ta merrte at popull, jo ma 4-5 gjelltoret e Kavajes) u drejtuem te gjith per ne stadium. Stadiumi Kavajes normalisht merr rreth 8000 vete. Meqense ne u nisem qe heret, gati gjith karshia ishin tironas. Stadiumi u mbush me rreth 12000 vete. Nji mbushje te tille kam pa vetem kur erdh Gjermania e Rumeniges.

…Loja u zhvillu mjaft e tensionueme, se te dy ekipet doni fitoren, por kishin edhe shume kujdes. Si zakonisht ne kto raste ndeshja del barazim, dhe shpesh 0-0. Tifozlliku, ndonese jo i sinkronizuem, ishte fantastik. Pak a shume si ne ndeshjet e kombtares tani. Se Tifozat Bardh & blu ishin shtri ne te gjithe stadiumin dhe secili grup bertiste sipas oreksit te vet. Ne kte ndeshje, megjithse policia ishte e shumte, nuk ka pas police nder shkalle. Per here te pare shifnim policat ne piste, jasht hekrave. Keshtu qe ate dite jan nxjerr mbi 5-6 flamure, (Veper « penale » per ate kohe) , dhe valviteshin per kohe te gjate, se nuk kishte bir none t’i merrte. Grupi jon, rreth 5-6 veta, kishim nji flamur ½ bardh ½ blu rreth 1X2 dhe dy shirita 0,30X 3 m nji te bardh dhe nji blu. Ndeshjen e pame tek cepi i karshise, majtas,tek telat nalt. Nejse, ndeshja mbaron 0-0, Tit Dibra pati nji rast por nuk mujtem. Per ta mbyll anen sportive, at vit as Tirona, dhe as Besa nuk emorren kampionatin.

Foto Ilustruese - Tifozet Bardheblu
Foto Ilustruese – Tifozet Bardheblu

..Dalim nga stadiumi, dhe po u pytshim se a do dalin kavajsit. As qe bohesh fjale. Kavaja 30000 banore u bonte bashk me fshatnat. Keshtu , te gjith ato qe do t’u ktheshin me tren, rreth 5000 vete, u drejtuem nga stacioni. Vetem kur fillun gura dhe tulla si ne harados. Nga rrugicat, cepat e pallateve,nalt nga taracat etj . Kaq ishte. O burra kapni gurat. Po kuj t’i gjujshe ? Ato gjujshin, dhe u mcifshin. Ather, ku u shifte ndonji qe gjunte nga ndonji pallat, u fillu nga ana jon me i thy xhamat pallatit. Keshtu u kalu “bulevardi” mes guresh, thirrjesh per Tironen dhe te shame nga ma te ndryshmet.
..U mblodhem te treni nji turme e madhe. E pafund. Te pakten per ate stacion ose per ate qytet.

Trena per Tiran, me duket se kishte dy. Shofim, treni i pare, rreth ores 1730, nuk ndalon. Nuk po merrshim vesht se cfar bohet. Kur akoma ne 2006 nuk ka lajmerime per ndeshjet ne Tiran, imagjinoni cfare informimi mund t’ju bojte nji turme ne Kavajen e 1979. Duhet than se aq e madhe ishte prezenca dhe furia Bardh & Blu, sa shteti boni ate, qe ndoshta nuk do t’i shkonte ndermend edhe tifozit me te thekun. Per te evitu sherre me pasagjeret e tjere, dhe gjoja me pas nen kontroll situaten, vuni nji tren rezerve jashte orarit vetem per tifozat. Ishte mar vendim qe asnji tren nuk do ndalonte ne Kavaje, dhe te gjith , rras e plas te hypshin ne trenin “special”. Ky ishte nji tren prodhim rus, nga ato me kabina, dhe me than te drejten kishte shume vagona. Treni do nisesh ne oren 1800. Hypem ma ne fund dhe u nisem.Mbas nja 500m, treni nuk kishte marr shpejtesi, kavajsit bone edhe burrnin e fundit. Ishin rreshtu me llastiqe dhe thyne sa xhama mujten. Te gjithe u ulem poshte. Nuk mund t’i gjushe me asgjo. Athere u hudh ideja qe sa te ndalonte treni, per cdo eventualitet, tu pajisshim edhe ne me c’te mundshim.
Kishte fillu me u ngrys,dhe treni po ecte shume-shume ngadale. Kjo vinte se duke qene tren jasht orari, duhet te priste trenat e tjere qe kryqezohesh. Ne fund, udhtimi Kavaje –Tiron, 65 km, u kry per 4 ore. Pervec kesaj, treni nuk kishte drita fare. Shtoi kesaj eksitimin e nji dite te mbrujtun me emocione, turmen e madhe, tifozllikun, lirine qe te jepte nata, filloi brenda trenit te ngjizet nji atmosfere rebelimi ne ngritje te vazhdueshme. Rrebelim si fillim ndaj kavajsve qe u mundun me qellu me aq sa kishin mundsi, per trenat qe nuk ndaluen, per dritat qe nuk kishte, per udhtimin si qen.Sa ma shume zgjatej rruga, sa ma e lodhshme bohesh, objekte te kundershtimit fillun te ishin padrejtesite e pesume nga ekipi, kampionatet e kalueme, thirrje dhe shamje me dy kuptime per Ministrite e brendshme dhe te Mbrojtjes e kshtu me rradhe. Shtoi kesaj dhe tifozllikun e shfrenuem ne cdo vagon. Nuk kishte polici dhe shtet ne at tren. Keshtu qe cfar ishte pishman per t’u bo neper stadiume, dhe na ishte privu gjith jeten, po ndodhte aty. Dal-nga-dale treni po kthehesh ne nje toke te askujt, ne nje ishull lirie dhe entusiazmi ne Shqipnine e zymte te atyne viteve. Kuptohet se nuk mund te mungoshin ekseset.

..Sapo treni ndaloi ne Durres mbas 1 ore, zbriten mjaft vete dhe ndanin gure neper dritare. Prej ketej e tutje, nuk do kishte bir none te mendonte te sulmonte ate tren. Nuk esht e pershkrueshme ndjesia e lirise totale qe po u shijonte aty. Aty nuk kishte ma as parti, as komunizem, as fronte, as kufij dhe futje ne burg per RAI-n, asgjo. Kishte vetem shoqni, tifozllik, eufori, ekstaze….
Nuk do shum mend qe me kaq gja dehesh shpejt. Fillun te thyheshin xhamat e trenit. Ishin kristal, rus, u shkermoqshin si sheqer. Kabinat e stacioneve lokale, mbas kalimit te trenit, mbeteshin si kinema verore. Guret u perdorshin edhe si mbajtes ritmi mbi llamarinen e trenit. Nuk degjojshe dot 1 m larg.
….Diku nga Sukthi, ku hekurudha afrohej me rrugen, qelloi qe treni te afrohej me autobuzin e Dinamos qe kthehej nga ndeshja me Naftetarin. Te shame per hafijet dhe gure fluturun boll. Nuk i zuni gjo halet.

Ne Vore, treni jon do t’u ndronte me trenin e Tiranes. Lokomotiva pat lujt me Partizanin dhe durrsaket po u ktheshin, me at tangellikun karakteristik. Kishin dal 0-0.Sapo trenat ndalun paralel, si me e bo me llafe, nga ana jon qetsi, s’po fliste njeri. Durrsaket, sapo u niste treni tyne, fillun me shajte ne kor. Nuk dishin dhe as imagjinoshin se c’po u bonte knej. Pak me thon qe bresheria e gurave u perplas mbi trenin e Durrsit. Ne cdo rast tjeter do e kisha denu kte gja, por ato po e kerkoshin me pare te nalta. ..
.. Rreth ores 22:00 mberritem ne Tiran. Lajmi kishte ardh shum para nesh. Qe 4-5000 veta kan pushtu trenin. Qe jan te lire. Qe.. I kishte hy frika se mos bojshim ndonji kryengritje. Kishin nxjerr repartet speciale,dhe policin. Deri athere ne Tiran nuk ishin nxjerr ndonji her forca policore per te perballu turma si kjo. Bulevardi u mbush plot. Une mora Unazen majtas. Te tjere me thane se nga Peza pati thirrje dhe perplasje me policin. Mandi i ka permend diku.

At nat nuk te merrte gjumi. Per mu ishte dita e pare qe jetoja i lire ne Shqipnine –burg te asaj kohe. Dhe isha shumfish i gezuem, se kte e kisha jetu me te gjith shoket e mi se bashku, ne mbeshtetje te ekipit tone. E pra, imazhit te ekipit dhe tifozave, qe i bojne padrejtsi dhe i heqin kampionate, tani po i shtohesh edhe rrebelimi dhe protesta ndaj ketyne padrejtesive.

.. E hana kaloi me historina ne shkolle. Un isha ne vit te dyte ne polikum, dhe profesori jon i fizikes, erdhi ne mesim me shenja plagesh ne fytyre. E kishin zane disa cifla xhamash diten e djeshme ne tren. Po keshtu kaloi dhe e marta. Nga pasditja e te martes, rruget e Tiranes filluen te pershkoheshin nga Gaz-a te Ministrise se bredshme. Pastaj, Gazat e vegjel filluan t’i leshin vendin Gaz-ave kamiona, dhe nji atmosfere e zymte filloi te binte mbi qytet. Kupola e Kuqe nuk mund te anashkalonte kte liri qe i kishin dhan vehtes „Ata“. Dhe kush? Tifozat e Tirones. Aha- Rast i mire t’i biem kokes. Dhe filloi nji raprezalje, qe nuk besoj se ka pas te njgjashme nen diktaturen e kuqe. Flas gjithmon per nga permasat, se per egersi e kishin tregu vehten shume me gjakatar mjaft here te tjera. U mobilizuen te gjith spiunet e rregjimit, antare te kryesive te frontit ne lagje, komunista, etj per te denoncu—Cfar?—“Kush ka qene ne Kavaj”. Dhe pastaj zinxhiri vazhdonte. Kush u merrte ne rajon, u pyeste : ‘me ke ke qene ‘ dhe kshtu u fillonte nji zinxhir tjeter. Nji hije e zeze pllakosi qytetin. Neper rajone kerciste druni. Si tani kam parasysh turmat e prinderve para dyerve te rajoneve tek Mine Peza dhe tek zjarrfikset. Kush ishte kthy me tren u mbante te pakten 2-3 ore. Dru edhe marrje gjeneralitetesh. Tmerr. Me fat kush u kthy me makine. Te merkuren ne lajmeron nji mesues se ‘po ju pyten a keni qene ne Kavaje-thoni po- se emnat tuej jane qe tani ne drejtori’ Mu edhe nji shokun tim Demners, na shpetoi nga rajoni ai profesori i fizikes. Deklaroi ne drejtori se kto te dy kan qen me mu.

….Perfundimisht, ato dit kaluen neper rajonet e Tiranes 12000 veta. Kjo shifer tregon se numri 8000 qe pruna ma nalt, nuk ka qene i ekzagjeruem. Prandaj thash ma nalt se kjo ishte fushata mae madhe e ndermare nga Forcat e Rendit. Nuk besoj te ket pas her tjeter 12000 te marre ne rajon per 2-3 dit.
12 veta ju kaluen gjygjit. Nga keto u denuan 6. Mandi ma kujtoi vllain e Il Metanit. U denu edhe nji mbrojtes i lire i te rinjve , ne mos gaboj, Perja, me 6 muej…………..
Ndeshja tjeter u luejt me rreth 1000 tifoze ne Q Stafa ( per at kohe ishte shifer minimale). Ne njifare me menyre, sistemi kishte terrorizu perseri popullin Bardh & Blu. Te pakten kte her jo pa shkak. Por edhe per kte her, vetem perkohsisht. Do vijonte dhjetvjecari 80′ i rilindjes se madhe, i cepit legjendar dhe i kthimit te ekipit aty ku i takon–NE KRYE –NE FRONIN E NALTMADHNISE SE SAJ! Mjaft vite ma vone, shume nga cunat e Kavajes, ishin aty ne shesh. Me 20 shkurt, 1991.

TIRONA– ZEMRA IME !
TIRONA—MA SHUM SE NJI EKIP!
NA JEPNI HAKUN—2 KAMPIONATET E L2B DHE 1967!
BARDH&BLU—NJE QELLIM, NJE IDE!
AVE TIRONA, NALTMADHNIA JON!
PARA TIRONA, TIRONA KAMPIONE—–PARA TIRONA , FITO TI PER NE!

Mor e shkëputme nga forumi i tifozave bardheblu: www.sktirana.com
Autor: