Kinema Nacional
Kinema Nacional

Më 22 Qershor 1926, u përurua kinema Theatër “Nacional”, e para kinema publike në kryeqytetin shqiptar. Një vit më parë, Hysen Beshiri, Xhuf Koljaka, Alqi Hobdari dhe Ferit Vokopola, patën ngritur shoqërinë e parë të kinemave në Shqipëri.

Këto ishin dy ngjarje të rëndësishme në jetën artistike të
vendit. Në vitet që pasuan, kinema “Nacional” dhe shoqëria kinematografike, hapën degët etyre në disa qytete, si në Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Berat e Gjirokastër, duke u bërë shoqëria me
fuqishme në zgjedhjen, importin dhe shfaqjen e filmave në Shqipëri.

Ajo ndikoi edhe në gjallërimin e jetës artistike, siç ishte sjellja e grupeve artistike nga jashtë, që jepnin shfaqje në kinematë e
shoqërisë, angazhimi i arnatorëve shqiptarë për shfaqjen e skeçeve, kupleteve, parodive, etj.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.